LAJMI I FUNDIT:

Trump thotë se ai ‘e do Evropën’, por ka ‘ankesa shumë të mëdha’ për Bashkimin Evropian

Trump thotë se ai ‘e do Evropën’, por ka ‘ankesa shumë të mëdha’ për Bashkimin Evropian

Donald Trump ka mbajtur një fjalim ku i është drejtuar të pranishmëve në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Pas kësaj, ai i është përgjigjur një pyetje nga Stephen Schwarzman, shefi ekzekutiv i Blackstone, një prej firmave kryesore të investimeve në botë.

Ai ka pyetur për rritjen ekonomike amerikane dhe se si Donald Trump planifikon t’i mbajë tregjet amerikane përpara Evropës.


Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Trump thotë se “miqtë e tij në Evropë” ankohen për “kohën që duhet që gjërat të miratohen” në bllok.

Ai thotë se më parë kishte nevojë për miratim për një projekt në Irlandë, të cilin e mori brenda një jave, por ai miratim nga Bashkimi Evropian do të merrte “pesë apo gjashtë vjet”.

“I dërgova njerëzit në BE për të parë nëse mund ta shpejtonin atë për të marrë një miratim të thjeshtë që më dha Irlanda në më pak se një javë”, citohet të ketë thënë ai.

Për sa i përket Amerikës, Trump thotë se BE e trajton SHBA-në “shumë padrejtë, shumë keq” dhe se ai ka “ankesa shumë të mëdha”.

“Ata kanë një taksë të madhe dhe një taksë TVSH-je, dhe është e konsiderueshme”, shton ai. “Ata në thelb nuk i marrin produktet tona bujqësore apo makinat tona. Ata vendosin tarifa për gjërat që duam të bëjmë”.

Ai shton: “Unë e dua Evropën, i dua vendet e Evropës, por procesi është i rëndë dhe ata e trajtojnë SHBA-në shumë padrejtësisht me taksat që vendosin”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Amerika
Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri

Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri

Amerika
Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën

Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën

Botë
Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

Amerika

"Je pushuar nga puna!" Trump u thotë të emëruarve të Biden, të cilët thonë se tashmë kanë dhënë dorëheqjen

Amerika
Kalo në kategori