Përqafimi miqësor në Davos të Zvicrës, mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka prodhuar dhe një marrëveshje 10-vjeçare bashkëpunimi mes dy vendeve.
Në marrëveshjen mes dy vendeve, me fokus sigurinë dhe mbrojtjen, është konkretizuar iniciativa për prodhimin e përbashkët të municioneve luftarake mes Shqipërisë dhe Ukrainës.
“Shqipëria do të kërkojë të gjitha mënyrat e mundshme dhe do t’i ofrojë Ukrainës mbështetje të mëtejshme në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në të gjitha drejtimet, duke u fokusuar në nevojat më urgjente të Ukrainës. Pjesëmarrësit do të identifikojnë mundësi për thellimin e bashkëpunimit industrial në mbrojtje, përfshirë prodhimin e përbashkët të mbrojtjes”, shkruhet në marrëveshje.
Marrëveshja e plotë është publikuar në faqen zyrtare të presidencës ukrainase dhe përfshin gjithashtu bashkëpunimin për shkëmbimin e informacionit në fushën e inteligjencës, sigurinë detare dhe kibernetike, luftën kundër krimit e trafikut. Në marrëveshje parashikohet që Shqipëria do ofrojë trajnim në formate shumëpalëshe për Ukrainën.
Më pas aty shtohet: “Pjesëmarrësit do të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin në fushën e inteligjencës dhe sigurisë, në përputhje me dispozitat e marrëveshjeve dypalëshe dhe mekanizmave shumëpalëshe. Shqipëria do të punojë për të mbështetur trajnimin e Ukrainës në formate shumëpalëshe, si dhe do të ofrojë mbështetje dypalëshe për çdo formë tjetër trajnimi që mund të dakordësohet. Shqipëria do të ofrojë trajnim në gjuhën angleze për pilotët dhe personelin teknik të Ukrainës”, raporton tch.
Më tej, përmes marrëveshjes Shqipëria rikonfirmon mbështetjen për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht që nga viti 1991. Po ashtu, parashikohet që Shqipëria do të vijojë të konsiderojë mbylljen e porteve detare për anijet ruse, derisa të kthehet integriteti territorial i Ukrainës.
“Shqipëria do të mbetet e angazhuar, brenda kuadrit të Bashkimit Evropian, për zbatimin e masave të forta kufizuese (sanksione). Shqipëria gjithashtu do të marrë masa vendimtare me partnerët për të luftuar çdo formë të shmangies së sanksioneve. Shqipëria do të konsiderojë mbylljen e porteve detare për anijet ruse deri sa të restaurohet integriteti territorial i Ukrainës dhe të krijohet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme”, thuhet në marrëveshje.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, të dyja vendet konfirmojnë bashkëpunimin edhe në shumë fusha të tjera me rëndësi, përfshi dhe integrimin në familjen evropiane. Kjo marrëveshje mund të pezullohet nga ndonjëra palë, me njoftim të shkruar drejtuar palës tjetër, dhe pezullimi nuk do të ndikojë në realizimin e aktiviteteve dhe projekteve që janë dakordësuar para datës së pezullimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar