Kosova mund të mos jetë një vend i madh, me 1.6 milion banorë, por është një shembull i shkëlqyer që rritja dhe zhvillimi ekonomik shkojnë paralelisht me demokracinë dhe sundimin e ligjit.
Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një bashkëbisedimi në Shtëpinë e Kosovës në Davos me ekonomistin Ricardo Hausmann nga universiteti i Harvardit.
Kryeministri Kurti theksoi po ashtu se nën qeverisjen e tij kanë dyfishuar investimet e huaja direkte, si dhe ka luftuar krimin dhe korrupsionin, e cila sipas tij, solli zhvillim të gjerë, liri për qytetarët dhe për bizneset.
“Kemi rritur jashtëzakonisht subvencionet dhe grantet për fermerët në vendin tonë. Gjithashtu ne dyfishuam IHD-të dhe në të njëjtën kohë dyfishuam pagën minimale. Pra, në këtë dilemën, rregullore apo investim, ne thamë se do t’i bëjmë të dyja. Kemi bërë më shumë rregullime duke luftuar krimin dhe korrupsionin, por në të njëjtën kohë kemi rritur investimet. Pra, Kosova mund të mos jetë një vend i madh, me 1.6 milionë banorë, por është një shembull i shkëlqyer që rritja dhe zhvillimi ekonomik shkojnë paralelisht me demokracinë dhe sundimin e ligjit”, tha Kurti.
Shefi ekzekutiv, Kurti në ditën e dytë në Davos foli edhe për luftën në Ukrainë dhe ndikimet e saj. Sipas tij, ka disa superfuqi që duan të tregojnë se zhvillimi nuk ka nevojë për demokraci.
“Përveç kësaj lufte, në Ukrainë, që është një, luftë e tmerrshme materiale e fizike, ekziston edhe një luftë idesh. Ka disa superfuqi që duan të tregojnë se zhvillimi nuk ka nevojë për demokraci. Dhe ne duam të kontribuojmë në kampin që thotë se rritja ekonomike duhet të kombinohet me progresin demokratik, sepse të drejtat e njeriut, dinjiteti i qytetarëve dhe sundimi i ligjit janë diçka për të cilën nuk mund të negociojmë. Këto nuk mund të paraqesin një mjet pazaresh në rrugëtimin tonë drejt së ardhmes. Kështu që unë do të përfundoja duke thënë se lufta kundër korrupsionit solli zhvillim të gjerë dhe liri. Liri si për qytetarët ashtu edhe për bizneset”, theksoi ai.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, Kurti ka përmendur mbështetjen e qytetarëve të Kosovës për kursimin e energjisë elektrike, siç tha ai “duke shpërndarë rritjen ekonomike që kemi arritur, kemi zbutur varfërinë.
Ai në Davos përmendi të arriturat ekonomike dhe çështjen e mallrave të eksportuara.
“Gjithashtu me paketën tonë të rimëkëmbjes ekonomike, duke shpërblyer njerëzit që kursejnë energji dhe duke shpërndarë rritjen ekonomike që kemi arritur, kemi zbutur varfërinë dhe kemi mbajtur nivele të larta të kërkesës agregate në vendin tonë. Pra, tani në vitin 2025, buxheti vjetor i shtetit të Kosovës është 50 përqind më i madh se në vitin 2021. Dhe kjo vjen nga rritja mbresëlënëse ekonomike, e cila ishte mesatarisht gjashtë për qind e PBB-së, duke mos rënë asnjëherë nën katër për qind të PBB-së. Ekonomia e Kosovës vitin e kaluar për herë të parë e ka kaluar vlerën 10 miliardë euro, eksportet i kaluan një miliard euro dhe të hyrat nga taksat kaluan 3 miliardë euro. Është interesante të përmendet se të ardhurat nga taksat në vitin 2024 ishin 40 për qind më të larta se në vitin 2021 dhe kjo tregon se besimi i publikut tek institucionet shtetërore shndërrohet në pagimin e më shumë taksave dhe kontributin më të madh për shtetin”, theksoi ai.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se sot Kosova pritet ta nënshkruajë marrëveshjen për EFTA.
Në samitin e sivjetshëm po marrin pjesë rreth tre mijë persona si biznesmenë, politikanë, akademikë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga më shumë se 130 vende, përfshirë dhe nga Ballkani, ndërsa 60 krerë të shteteve dhe qeverive do të mbajnë fjalime.
Në këtë periudhë kur ekonomia globale po përjeton një ndryshim paradigme, në samit po diskutohet se si të rivendoset rritja, si të përfitohet nga teknologjitë e reja dhe mënyrat për të forcuar qëndrueshmërinë sociale dhe ekonomike në 220 sesione të ndryshme.
Në sesione, folësit ndaë vlerësimet e tyre mbi politikat e reja të SHBA-së, fragmentimin që është shfaqur si rezultat i dobësimit gradual të bashkëpunimit global, politikat tregtare, inteligjenca artificiale dhe digjitalizimi, transformimi i energjisë së pastër, lufta kundër ndryshimeve klimatike, politikat monetare të bankave qendrore, normat e interesit dhe inflacioni./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Abdixhiku: Gjakova meriton më mirë
Hamza takon mbi 500 biznese: Jeni forca e zhvillimit të ekonomisë, do ta keni mbështetjen e plotë të qeverisë sime
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!