LAJMI I FUNDIT:

Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj, ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO është një çështje jetike që nuk mund të shtyhet më tej.

Ai ka kritikuar qeverinë aktuale për mungesën e angazhimit të duhur gjatë mandatit qeverisës , duke theksuar se Kosova duhet të jetë pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, pa vonesa dhe pa premtime boshe.

“Përderisa disa vazhdojnë me fjalë të bukura, duke tjetërsuar vetën dhe duke manifestu një fitore të re që ajo e kaluara nuk sjelli rezultatet që gjithë pritën, Kosova po humbet mundësi që do të na mundësonin të forcojmë pozitat tona si komb. NATO është garancia jonë për paqe dhe siguri, dhe ky proces nuk mund të mbetet më një premtim i pastër,” tha Haradinaj në një tubim elektoral në Prishtinë.


Ai shtoi se Kosova po humb ritmin.

“Të gjitha shtetet që janë duke investuar në zhvillimin e sigurisë dhe forcimin e pozicionit të tyre në NATO janë në rrugën e duhur. Kosova nuk mund të mbetet pasive. Duhet të fillojmë tani, AAK ka planin askional dhe politika të duhura që mbështesin këtë integrim,” shton ai.

Haradinaj ka theksuar se kemi shumë mundësi për të ndihmuar sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

“Kosova duhet të jetë një partner i barabartë, jo një spektator pasiv. Kjo është e ardhmja jonë, dhe ne e kemi këtë mundësi tani. Për Kosovën dhe qytetarët e saj, integrimi në NATO është më shumë se një çështje politike. Është çështje sigurie, zhvillimi dhe prosperiteti. Vetëm duke qenë pjesë e NATO-s mund ta sigurojmë të ardhmen dhe mundësitë që e meritojmë,” përfundoi Haradinaj. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori