LAJMI I FUNDIT:

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka folur për takimin që ka pasur të martën me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në një postim në rrjetin social “X”, Lajçak ka shkruar se në takim me Vuçiqin kanë diskutuar për procesin e dialogut Prishtinë-Beograd, transmeton Telegrafi.

“Theksova se Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 hapi rrugën përpara drejt normalizimit”, ka pohuar ai, duke shtuar se progresi i mëtutjeshëm është në interes të Serbisë dhe Kosovës dhe të ardhmes së tyre në Bashkimin Evropian.


Ndryshe, ditë më parë në Bruksel ka dështuar të mbahet takimi i parë i Komisionit të përbashkët të Kosovës dhe Serbisë për të pagjeturit.

Dështimi i këtij takimi erdhi pasi që delegacioni i Serbisë refuzoi të marrë pjesë, në shenjë proteste pas aksionit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve të Serbisë.

I dërguari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, kishte deklaruar se takimi i së mërkurës i Komisionit të përbashkët për të pagjeturit duhej të mbahej në nivel zëvendësish, por dështoi për shkak se pala serbe njoftoi se nuk do të merrte pjesë në takim për shkak të zhvillimeve në Kosovë.

Kryetari i Komisionit qeveritar të Kosovës për personat e zhdukur, Andin Hoti, kishte deklaruar se arsyetimi i Serbisë për mospjesëmarrje në takim ishte banal dhe i dëmshëm për procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur.

“Arsyetimi i Serbisë për mospjesëmarrje në takim përveç që banal është edhe i dëmshëm për procesin e zbardhjes se fatit të personave të zhdukur, dhe nuk ka të bëjë asgjë me temën që sot janë thirrur në Bruksel. Kjo demonstron për të satën herë mungesën e gatishmërisë së Serbisë për të bashkëpunuar në këtë çështje të rëndësishme. Kjo tregon edhe njëherë politizimin e tejskajshëm të Serbisë në raport me çështjen e personave të zhdukur”, ka shkruar Hoti në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Liderët e Koalicionit

Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori