LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi-Deputetëve të VLEN-it: Ali Ahmetit duhet t’ia lani këmbët dhe t’ia pini ujin

Xhaferi-Deputetëve të VLEN-it: Ali Ahmetit duhet t’ia lani këmbët dhe t’ia pini ujin

Deputeti nga radhët e BDI-së, Talat Xhaferi sot nga foltorja në debatin që ndodhi sot në Kuvend, në replikë me deputetët e VLEN-it, mes tjerash tha se po të mos ishte Ali Ahmeti, ata nuk do të ishin këtu ku janë.

“Ata që përmendin Ali Ahmetin, ata duhet t’i marrin temena. Ata duhet t’ia lajnë këmbët dhe t’ia pine ujin, sepse ai ua ka mundësuar të jeni këtu ku jeni sot”, u shpreh mes tjerash Xhaferi.

Në replikë është përfshirë edhe deputeti i VLEN-it, Rijad Shaqiri, i cili u shpreh se historia e shqiptarëve në Maqedoni nuk ka filluar asnjëherë me Ali Ahmetin dhe nuk përfundon me të.


“Edhe përkundër faktit që nuk e kisha plan të kyçem në këtë debat, por ja që nga kjo foltore në vazhdimësi provohet të promovohet apo të ruhet me çdo kusht të lartësohet emri i z.Ahmeti. Z.Talati unë veç dua të iu kujtojë se historia e shqiptarëve në Maqedoni nuk ka filluar asnjëherë me Ali Ahmetin dhe nuk përfundon me Ali Ahmetin. Historia e shqiptarëve është kamotshme dhe është shumë e hershme në RMV. Kemi patur shumë procese paraprake të cilat z.Ahmeti nuk është bërë as i gjallë. Sa i përket asaj që thatë se duhet të ia lajmë këmbët e ti pihet uji Ahmetit, më duhet të ju kujtojë se në radhët tona kemi dy hoxhallarë të cilët mos dashtë Zoti ta lajnë z.Ahmeti e asnjëherë më nuk kthehet”, u shpreh Ahmeti.]