LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj paraqet 10 top prioritetet e “Kosovës Fituese”

Haradinaj paraqet 10 top prioritetet e “Kosovës Fituese”

Kandidati për kryeministër nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka publikuar sot prioritetet e tij kryesore për qeverisjen e ardhshme.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka theksuar se synimi i tij është që Kosova të arrijë anëtarësimin në NATO dhe të forcojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Në planin e tij, të titulluar “10 Prioritetet Kryesore të Kosovës Fituese”, përfshihen këto pika:


Anëtarësimi i Kosovës në NATO– Miqësi e përhershme me SHBA-në dhe BE-në;

Rritje ekonomike deri në 7%;

1 miliard euro për biznese të reja dhe ato prodhuese-eksportuese;

Pagë mesatare prej 1000 eurosh dhe pensione mbi 500 euro;

Përfundimi i projekteve rrugore dhe ndërtimi i autostradës së Dukagjinit;

1500 megavat energji e prodhuar brenda Kosovës;

Krijimi i Qendrës Kombëtare për Inovacion dhe Teknologji;

6% e GDP-së për edukim dhe reformë të thellë në shëndetësi;

Angazhimi i mërgatës në vendimmarrje dhe statusi i investitorëve strategjikë për ta;

Pension pa shkëputje nga puna për çlirimtarët;

Haradinaj ka theksuar se këto prioritete janë të ndërlidhura dhe të realizueshme, duke garantuar zhvillim të qëndrueshëm dhe mirëqenie për qytetarët e Kosovës.

Artikull i sponzorizuar