LAJMI I FUNDIT:

Hapen dyert për transferimin e Rashfordit tek Barcelona – shkak një rregull pak i njohur

Hapen dyert për transferimin e Rashfordit tek Barcelona – shkak një rregull pak i njohur

Marcus Rashford ka marrë një lajm të mirë i cili mund ta lehtësojë transferimin e tij tek klubi i preferuar gjatë afatit kalimtar të janarit. 

Rashford nuk ka luajtur për Unitedin që prej 12 dhjetorit kur u ndeshën me Viktoria Plzen në Ligën e Evropës, duke mos marrë ftesë nga Ruben Amorim për ndeshjet në vazhdim. 

Ani pse ai është në gjendje të mirë fizike dhe po stërvitet me bashkëlojtarët e tij, 27-vjeçari është lidhur me një sërë klubesh, duke përfshirë Borussia Dortmund, AC Milan dhe AS Monaco. 


Sidoqoftë, sipas David Ornstein, Rashford besohet se po favorizon një kalim tek Barcelona në rast se merr leje nga klubi i tij i fëmijërisë. 

Blaugranasit kanë hasur në shumë probleme financiare gjatë viteve të fundit, por sipas raportit, shitja e ulëseve VIP të stadiumit ‘Camp Nou’ do të thotë se ata i kanë mjetet e nevojshme në dispozicion. 

Me këtë lëvizje që bëri Barcelona duke shitur 475 ulëse VIP, iu mundësoi që ata të rikthehen në rregullin 1:1 të La Ligas. 

Hansi Flick ‘ëndërron’ transferimin e yllit të Bayern Munich në verë
Lexo po ashtu Hansi Flick ‘ëndërron’ transferimin e yllit të Bayern Munich në verë

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se një marrëveshje mes dy palëve do arrihet sigurt, pasi Barcelona fillimisht do preferonte shitjen e ndonjë lojtari para se të bëjnë blerje. 

Paga e Rashford prej 350 mijë euro në javë mund të jetë një problem dhe me gjasë do të duhej që United ta mbulonte një pjesë të saj./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shpërthen në lot para ‘El Clasicos’ gjyqtari i njohur spanjoll – shkak u bë Real Madridi

Shpërthen në lot para ‘El Clasicos’ gjyqtari i njohur spanjoll – shkak u bë Real Madridi

La Liga
Luajti 20 ndeshje si titullar këtë sezon, por pritet të largohet falas nga Barcelona

Luajti 20 ndeshje si titullar këtë sezon, por pritet të largohet falas nga Barcelona

La Liga
Gianluigi Buffon emëroi lojtarin që 'duhej të kishte pesë Topa të Artë', por nuk e fitoi kurrë një

Gianluigi Buffon emëroi lojtarin që 'duhej të kishte pesë Topa të Artë', por nuk e fitoi kurrë një

Ndërkombëtare
“E pabesueshme, kjo është hera e dytë këtë javë që më thoni këtë”, Kompany nervozohet me gazetarët gjermanë

“E pabesueshme, kjo është hera e dytë këtë javë që më thoni këtë”, Kompany nervozohet me gazetarët gjermanë

Bundesliga
Formacioni më i vlefshëm në botë – Liga Premier ka pesë lojtarë, La Liga katër dhe Serie A e Bundesliga me nga një

Formacioni më i vlefshëm në botë – Liga Premier ka pesë lojtarë, La Liga katër dhe Serie A e Bundesliga me nga një

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë iu tha Inzaghi lojtarëve të Interit në bisedën e zgjeruart pas humbjes ndaj Milanit

Zbulohet se çfarë iu tha Inzaghi lojtarëve të Interit në bisedën e zgjeruart pas humbjes ndaj Milanit

Serie A
Kalo në kategori