LAJMI I FUNDIT:

Refuzuan të kthehen në vijën e frontit, policia ushtarake ruse rrah brutalisht ushtarët e vetë – i godet me shkop dhe elektroshok

Refuzuan të kthehen në vijën e frontit, policia ushtarake ruse rrah brutalisht ushtarët e vetë – i godet me shkop dhe elektroshok

Rusia ka filluar hetimet pas shpërndarjes së një videoje në rrjetet sociale, ku shihen policët ushtarakë duke rrahur brutalisht ushtarët që po luftojnë në Ukrainë, të cilët goditen me shkop dhe elektroshok.

Në video një burrë me uniformë të policisë ushtarake ruse shihet duke goditur fillimisht njërin prej ushtarëve dhe më pas tjetrin – duke mos u ngopur nga goditjet me shkop dhe kështu përdor edhe elektroshokun, transmeton Telegrafi.

Videoja është shpërndarë në Telegram nga korrespondentët rusë të luftës gjatë 16 janarit, kurse ngjarja ka ndodhur në një njësi në Kyzyl në jug të rajonit siberian Tuva.


Mbetet e paqartë se çfarë e nxiti këtë dhunë brutale të ushtruar mbi ushtarët rusë, kurse korrespondentët e luftës thonë se ata ishin të plagosur dhe sapo ishin liruar nga spitali me qëllim që të rikthehen në vijën e frontit në Ukrainë.

Guvernatori i rajonit Tuva ka njoftuar se kanë filluar hetimet, dhe po analizohen me vëmendje pamjet e publikuara në rrjetet sociale.

Sipas Anton Gerashchenko, ish-zëvendësministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, ushtarët u rrahën brutalisht që refuzuan të rikthehen në vijën e parë të frontit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Amerika
Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Amerika
Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Evropa
Kalo në kategori