LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Presidenti historik Rugova ishte politikan i jashtëzakonshëm, ishte zëri i Kosovës në botë e ndërtoi aleanca

Osmani: Presidenti historik Rugova ishte politikan i jashtëzakonshëm, ishte zëri i Kosovës në botë e ndërtoi aleanca

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe përfaqësues të korit diplomatik në vend kanë bërë sot homazhe tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova në 19-vjetorin e vdekjes.

Osmani në një deklaratë për media tha se presidenti Rugova ishte largpamës, politikan i jashtëzakonshëm që politikës i solli dimensionin human të saj, që i mungonte.

“Dua t’i falënderoj përqafuesit e kroit diplomatik që edhe sot sikur çdo vit u bashkuan në nderim të presidenti Rugova që dha kontributit të jashtëzakonshëm në ndërtimin e themeleve të forta të shtetit tonë në një kohë jashtëzakonisht të rëndë të popullit tonë, kur rrezikoj shfarosja e popullit të Kosovës.


Në atë kohë presidenti Rugova jo vetëm që bëri bashkë të gjithë qytetarët e Kosovës rreth kauzës për liri, pavarësi e demokraci, por njëkohësisht u bë zëri i Kosovës në botë duke ndërtua aleanca të fuqishme të cilat na u deshtën më së shumti pikërisht në ato kohë të vështira që rezultuan me intervenimin e NATO-s, i cili edhe ndihmoi çlirimin e Kosovës dhe pastaj mbështetja e këtyre shteteve mike ndihmoi në pavarësimin e vendit tonë”, tha Osmani.

Ajo tutje tha se vizioni i presidentit të Kosovës ishte largpamës, ishte politikan i jashtëzakonshëm që i solli politikës dimensionin human të saj, që mungonte për një kohë të gjatë.

“Prandaj, mbetet jo vetëm shembull i vizionit dhe politik-bërjes në Kosovë, por edhe kudo që shkojmë në botë”, tha Osmani.

Presidentja e vendit tutje tha se presidentit historik Ibrahim Rugova do t’i jenë përjetësisht mirënjohës për kontributin e tij që do të shërbejë si udhërrëfyes për të gjithë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori