LAJMI I FUNDIT:

Ligji për mbrojtjen e fëmijëve përsëri në procedurë parlamentare në Maqedoni

Ligji për mbrojtjen e fëmijëve përsëri në procedurë parlamentare në Maqedoni

Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve edhe një herë po kthehet në procedurë parlamentare në seancën e sotme të 31-të, pasi kryetarja Gordana Siljanovska Davkova më herët nuk e nënshkroi dekretin për shpalljen e ligjit.

Deputetët e votuan këtë ligj më 24 dhjetor në seancën e 27-të plenare, me shumicë të thjeshtë dhe Badinter. Me mosnënshkrimin e Dekretit, ndryshimet ligjore i kthehen Kuvendit dhe nëse votohen sërish, Presidentja do të detyrohet ta nënshkruajë dekretin.

Në shpjegimin e Presidentes thuhet se ndryshimet e votuara të Ligjit përmbajnë disa dispozita të diskutueshme. Në sqarim ajo thekson se ka bërë analiza të thella dhe konsultime ekspertësh, pas së cilës kërkon rishikimin e dispozitave të neneve 9 dhe 10 të Projektligjit.


“Besoj se Kuvendi, si bartës i pushtetit legjislativ, do t’i marrë parasysh vërejtjet dhe sugjerimet e mia gjatë shqyrtimit të dispozitave të nenit 9 dhe nenit 10 të Ligjit për ndryshimin e ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, të cilin e miratoi më 24 dhjetor, 2024, dhe do të krijojë zgjidhje të qarta, të sakta në përputhje me Kushtetutën”, thuhet në dokument./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori