Lërini anash miliarderët. Trilionerët e parë janë në rrugën e tyre.
Pesë njerëz pritet të grumbullojnë të paktën 1 trilion dollarë pasuri brenda dekadës së ardhshme, nëse tendencat aktuale vazhdojnë, sipas raportit vjetor të pabarazisë të Oxfam.
Shefi ekzekutiv i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, aktualisht personi më i pasur në botë me vlerë më shumë se 430 miliardë dollarë, pritet të bëhet trilioner në pak më pak se pesë vjet.
Së shpejti atij do t’i bashkohet themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, themeluesi i Oracle, Larry Ellison, CEO i Meta, Mark Zuckerberg dhe CEO i LVMH, Bernard Arnault dhe familja e tij.
Bëhet e ditur se publikimi i raportit vjen një ditë para inaugurimit të presidentit të sapozgjedhur Donald Trump.
Ndër tjera, 2024 ishte një vit shumë fitimprurës për individët dhe familjet më të pasura në botë, i nxitur pjesërisht nga rritja e tregut të aksioneve në SHBA, zbuloi Oxfam.
Vlera e tyre neto u zgjerua aq shpejt sa Oxfam rishikoi vlerësimin e tij nga viti i kaluar se vetëm një trilioner do të kurorëzohej në dekadën e ardhshme.
“Kjo është një shumë e paimagjinueshme”, tha Rebecca Riddell, drejtuese e lartë e politikave në Oxfam America.
“Kjo pabarazi ekstreme nuk është asgjë për të festuar”, shtoi ajo.
Radhët e klasës së miliarderëve vitin e kaluar u rritën me pak më shumë se 200 në afro 2770 persona, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Pasuria e tyre u rrit me 2.1 trilion dollarë – tre herë më shpejt se një vit më parë – në një total prej 15 trilion dollarë.
Vetëm në SHBA, ku banojnë 816 miliarderë, pasuria neto e këtij grupi u rrit me 1.4 trilion dollarë.
Për më tepër, nëse ndonjë nga 10 njerëzit më të pasur do të humbiste 99% të pasurisë së tij, ai do të ishte ende një miliarder, zbuloi Oxfam.
Ndërkohë, numri i njerëzve që jetojnë në varfëri është afërsisht i njëjtë me atë të vitit 1990, sipas raportit, duke cituar të dhënat e Bankës Botërore.
Pasuri e trashëguar
Raporti i Oxfam i këtij viti, i titulluar “Takers not Makers”, thekson gjithashtu se më shumë se një e treta e pasurisë së miliarderëve rrjedh nga trashëgimia.
Në vitin 2023, më shumë miliarderë e mblodhën pasurinë e tyre përmes trashëgimisë sesa përmes sipërmarrjes për herë të parë.
Plus, të gjithë 17 miliarderëve nën 30 vjeç u kaluan pasuritë e tyre.
Ky transferim i aseteve ndihmohet nga fakti se dy të tretat e vendeve nuk tatojnë trashëgiminë ndaj pasardhësve të drejtpërdrejtë.
Dhe në SHBA, taksa e pasurisë është shkatërruar nga shkurtimet e taksave dhe strategjitë për ta shmangur atë.
Fuqia politike në rritje
Të pasurit po ushtrojnë gjithashtu gjithnjë e më shumë ndikim mbi politikën.
Rasti i tillë, sipas Oxfam, është administrata e ardhshme Trump.
Ajo është e pajisur me gati një duzinë njerëzish me vlerë të paktën 1 miliard dollarë vetë ose me bashkëshortët e tyre, duke e bërë atë një nga më të pasurat në histori.
Musk, i cili shpenzoi më shumë se 260 milionë dollarë në fushatën e Trumpit në vitin 2024, po shërben si këshilltar i shquar i presidentit të zgjedhur dhe po bashkëdrejton të ashtuquajturin Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë.
“Musk dhe ndikimi i jashtëzakonshëm që ai ka mbi politikën është me të vërtetë emblematike”, tha Riddell.
Ndryshe, në fjalimin e tij lamtumirës nga Zyra Ovale javën e kaluar, presidenti Joe Biden paralajmëroi për përqendrimin e pushtetit mes “shumë pak njerëzve ultra të pasur”.
“Sot, një oligarki po merr formë në Amerikë me pasuri, fuqi dhe ndikim ekstrem që kërcënon fjalë për fjalë të gjithë demokracinë tonë, të drejtat dhe liritë tona themelore dhe një mundësi të drejtë për të gjithë për të ecur përpara”, tha Biden. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës
Armëpushim në Gaza, por jo në Bregun Perëndimor – forcat izraelite sulmuan qytetin e Jeninit, ka edhe të vdekur
Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë – merr kritika nga qytetarët
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë
Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka, MINUTË PAS MINUTE
Çfarë biseduan Biden dhe Trump në veturë gjatë rrugës për inaugurimin?
Armëpushim në Gaza, por jo në Bregun Perëndimor - forcat izraelite sulmuan qytetin e Jeninit, ka edhe të vdekur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!