LAJMI I FUNDIT:

LSDM: 200 milionë euro borxhe të reja, qeveria po i ngarkon qytetarët me borxhe të reja

LSDM: 200 milionë euro borxhe të reja, qeveria po i ngarkon qytetarët me borxhe të reja

Krahas kredisë prej 500 milionë eurosh nga Hungaria, për të cilën tashmë janë grumbulluar kamata dhe nuk janë realizuar paratë, qeveria e Mickoskit dhe OBRM-PDUKM po marrin hua intensivisht nga të gjitha anët, thonë nga LSDM.

“Qeveria ka ngarkuar qytetarët me mbi 200 milionë euro borxhe të reja në vetëm pak muaj.

Vetëm dhjetë ditë më parë, qeveria mori 128 milionë euro hua nëpërmjet bonove dhe obligacioneve të thesarit.


Më parë, në fund të tetorit 2024, qeveria mori një tjetër borxh të madh prej 73.7 milionë eurosh nga kreditorët vendas.

Janë 700 milionë euro borxh i ri i krijuar nga OBRM-PDUKM në vetëm 6 muaj. Qeveria po rrit jashtëzakonisht shumë borxhin publik dhe po e shtyn shtetin në skllavëri borxhi”, akuzojnë nga LSDM.

Në të njëjtën kohë, shtojnë nga atje, ndërsa borxhet e mëdha po grumbullohen, pagat po ngecin, kostoja e jetesës po rritet dhe qytetarët kanë gjithnjë e më pak para në xhepat e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
‘Përballje Podcast’ sjell ekspertë për të diskutuar sfidat e dezinformatave në zgjedhje: Përvoja nga Kosova dhe mësimet për të ardhmen

‘Përballje Podcast’ sjell ekspertë për të diskutuar sfidat e dezinformatave në zgjedhje: Përvoja nga Kosova dhe mësimet për të ardhmen

Politikë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Kandidat i AAK-së, Egzon Kelmendi reagon pas zjarrit në ETC: Do t'ia dalim, por kërkohet mbështetje institucionale

Kandidat i AAK-së, Egzon Kelmendi reagon pas zjarrit në ETC: Do t'ia dalim, por kërkohet mbështetje institucionale

Lajme
Koalicioni për familje pret qytetarët për një “kafe” në sheshin “Skëndërbeu”

Koalicioni për familje pret qytetarët për një “kafe” në sheshin “Skëndërbeu”

Lajme
Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës dhe lëndimi i 23 vjeçares – aktakuzë ndaj dy personave dhe kompensim prej 36 mijë euro

Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës dhe lëndimi i 23 vjeçares – aktakuzë ndaj dy personave dhe kompensim prej 36 mijë euro

Drejtësi
Kalo në kategori