LAJMI I FUNDIT:

Prishtina fiton në udhëtim ndaj Yllit

Prishtina fiton në udhëtim ndaj Yllit

Sigal Prishtina fitoi në udhëtim ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 69:76 (17:17, 26:26, 17:17, 9:16), në javën e 17-të të ProCredit Superligës.

Ndeshja ishte e baraspeshuar nga fillimi deri në fund. Në çerekun e parë epërsinë më të lartë e kishin mysafirët, gjashtë pikë, 5:11, por përfundoi 17:17.

Në periudhën e dytë, ishin therandasit që kishin gjashtë pikë epërsi 26:20, por më pas u zhvillua lojë e barabartë, ku herë njëra e herë tjetra skuadër kalonte në epërsinë, duke përfunduar 26:26, për të shkuar në pushim me shifrat 43:43.


Perioda e tretë ishte e ngjashme me atë të parën, 17:17, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 60:60. Tre minuta nga fundi, rezultati ishte 69:69, por bardhekaltrit me shtatë pikë radhazi arritën të fitojnë 69:76.

Te vendasit, Jan Palokaj shënoi 19 pikë, ndërsa te mysafirët Donte Clark kishte 20 pikë, katër kërcime e katër asistime.

Golden Eagle Ylli pas 17 xhiros ka shtatë fitore e dhjetë humbje, ndërsa Sigal Prishtina nëntë fitore e tetë humbje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori