LAJMI I FUNDIT:

Osmani dërgon një delegacion në inaugurimin e Presidentit Trump

Osmani dërgon një delegacion në inaugurimin e Presidentit Trump

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk do jetë e pranishme në inaugurimin e presidentit amerikan Donald Trump, por do të dërgoj një delegacion nga kabineti i saj të shoqëruar nga ambasadori Ilir Dugolli.

Këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina, ka thënë për Telegrafin, se Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë ftesë nga anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara (Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve), për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të ri amerikan, Donald Trump.

“Megjithatë, duke u bazuar në traditën protokollare, shumica e vendeve përfaqësohen në këto ceremoni nga ambasadorët e tyre të akredituar në Ëashington D.C.”, ka thënë Kupina.


Më tej ai ka thënë se “duke e vlerësuar këtë ngjarje si një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet në mes Kosovës dhe SHBA-ve, Presidentja ka vendosur ta dërgojë një delegacion të kabinetit të saj, i cili, së bashku me ambasadorin në SHBA, Ilir Dugolli, do ta përfaqësojnë Kosovën në aktivitetet inauguruese të datave 19-21 janar”.

“Presidentja Osmani tashmë ka pasur rastin ta urojë personalisht Presidentin Trump gjatë një bisede të përmbajtësore që zhvilluan muajin e kaluar të mbajtur në Pallatin Elysee, në Paris. Ky angazhim i vazhdueshëm reflekton përkushtimin e Kosovës për të forcuar bashkëpunimin me administratën e re amerikane dhe për të avancuar interesat e përbashkëta”, ka thënë Kupina. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Sociale
Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi

Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi

Lajme
Bedri Hamza në Llap: PDK është e ardhmja! – Isak Shabani me nr. 32 ngjall entuziazëm në tubimin qendror

Bedri Hamza në Llap: PDK është e ardhmja! – Isak Shabani me nr. 32 ngjall entuziazëm në tubimin qendror

Politikë
​Kamberi kërkon reagim nga Lawlor ndaj shkeljes të të drejtave të shqiptarëve në Serbi

​Kamberi kërkon reagim nga Lawlor ndaj shkeljes të të drejtave të shqiptarëve në Serbi

Lugina
Kalo në kategori