LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se keqpërdorën kartela bankare dhe tërhoqën mjete nga skema pensionale – arrestohen dy të dyshuar

Dyshohet se keqpërdorën kartela bankare dhe tërhoqën mjete nga skema pensionale – arrestohen dy të dyshuar
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen se kanë keqpërdorur kartelat bankare të disa personave dhe kanë tërhequr mjetet e përfituara nga skema pensionale.

Në njoftim bëhet e ditur se Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), sot më 17.01.2025, ka zbatuar urdhër kontrollin e Gjykatës Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, me ç’rast sipas urdhëresës janë kontrolluar tri lokacione të ndryshme me dyshime për veprat penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare“, “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, të parapara sipas KPRK-së.

“Policia e Kosovës hetimet për këtë rast i kishte filluar nga muaji korrik të vitit të kaluar me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me ç’rast janë aplikuar masat e veçanta të hetimit si dhe ka bërë grumbullimin e informatave të nevojshme, duke bashkëpunuar edhe me institucione tjera sipas kompetencës, përmes të cilave është arritur të sigurohen dëshmi të arsyeshme për veprat panele të cekura më lart”, thuhet në raport.


Dy persona të dyshuar në këtë rast, një femër dhe një mashkull kosovarë, dyshohet se me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete kanë keqpërdorur kartelat bankare të disa personave dhe ua kanë tërhequr mjetet e përfituara nga skema pensionale.

Tërheqja e parave dyshohet se ka ndodhur në vazhdimësi për disa muaj.

Gjatë kontrollit të lokacioneve janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmi si në vijim: gjashtë kartela bankare në emër të personave të tjer, një telefon, dokumentacion me rëndësi për procedurat hetimore.

Gjithashtu janë gjetur dy armë zjarri, një AK-47 dhe një armë e shkurtër për të cilat pas konsultimit me prokurorin e rastit është iniciuar rast i veçantë.

Personat e dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Siguri
Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën

Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën

Lajme
Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës

Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës

Siguri
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së

Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së

Lajme
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së

Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së

Lajme
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Lajme
Kalo në kategori