LAJMI I FUNDIT:

Votat me postë, qendrat e votimit, numri i vëzhguesve – Elezi nga KQZ flet për procesin zgjedhor

Votat me postë, qendrat e votimit, numri i vëzhguesve – Elezi nga KQZ flet për procesin zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka një rol kyç dhe të rëndësishëm në organizimin e zgjedhjeve, dhe procesi përgatitor për zgjedhjet e 9 shkurtit është në fokusin e institucioneve përgjegjëse.

Siç është e njohur, përgatitjet për këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për të siguruar një proces të rregullt dhe të drejtë, e në lidhje më këtë në një intervistë për Telegrafin ka folur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i cili ka dhënë një pasqyrë të detajuar rreth përgatitjeve dhe situatës aktuale për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ /Foto: Ridvan Slivova/

Elezi ka theksuar se KQZ ka nisur përgatitjet menjëherë pas shpalljes së datës së zgjedhjeve nga presidentja, që ndodhi në gusht të vitit 2024.


Ai ka sqaruar se procesi ka filluar me miratimin e një plani të detajuar që përfshin të gjitha aktivitetet që KQZ duhet të kryej për të siguruar një organizim të rregullt të zgjedhjeve.

“Që nga mesi i muajit gusht të vitit 2024, kur presidentja ka shpallur datën e zgjedhjeve, KQZ ka filluar me përgatitjen e këtij procesi. Një nga hapat e parë që ka KQZ-ja është miratimi i planit ku janë listuar të gjitha punët që duhet t’i kryej KQZ-ja. Në përgjithësi, përgatitjet po shkojnë bazuar në këtë plan”, ka thënë Elezi.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i procesit zgjedhor është edhe votimi i qytetarëve në diasporë, për të cilin tregoi se ende nuk e din se sa qytetarë deri më tani kanë dhënë votën e tyre.

Elezi ka folur gjithashtu për procesin e akreditimit të vëzhguesve, duke theksuar se është e vështirë të ketë një numër të saktë të vëzhguesve deri në ditën e zgjedhjeve, për shkak të procesit të vazhdueshëm të akreditimit.

Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ /Foto: Ridvan Slivova/

Deri tani, janë akredituar më shumë se 2,700 vëzhgues nga subjektet politike, por Elezi ka nënvizuar se do të presin deri në muajin shkurt për të marrë të dhëna përfundimtare mbi numrin e vëzhguesve të akredituar.

Një tjetër hap i rëndësishëm i KQZ-së është miratimi i listave të qendrave të votimit. Elezi ka njoftuar se gjithsej janë miratuar 903 qendra të votimit, të cilat do të jenë të hapura për qytetarët në ditën e zgjedhjeve.

Elezi gjatë intervistës tregoi nëse do të ketë ose jo në këto zgjedhje qendra të votimit në katër komunat veriore në kontenjerë si në zgjedhjet e kaluara.

Për më shumë informacion rreth procesit zgjedhor dhe detajeve të tjera, mund të shikoni të plotë intervistën me zëdhënësin e KQZ-së, Valmir Elezi. /Telegrafi/