LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë anëtarë të një grupi të organizuar kriminal akuzohen për ndërmjetësim në prostitucion dhe tregti të paligjshme të drogës

Dhjetë anëtarë të një grupi të organizuar kriminal akuzohen për ndërmjetësim në prostitucion dhe tregti të paligjshme të drogës

Pas përfundimit të procedurës hetimore që e zhvilloi Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërkaq në të cilën morën pjesë nëpunës policorë nga Qendra e hetimeve e PTHPNKOK dhe nga Sektori për krim të organizuar dhe serioz të MPB të RMV-së, prokurori publik nga kjo prokurori në Gjykatën themelore Shkup ka parashtruar aktakuzë kundër 10 personave dhe një personi juridik.

Siç kumtuan sot nga Prokuroria publike e RMV-së, shtatë të akuzuarit si anëtarë të grupit kriminel kryen vepër penale – ndërmjetësi në kryerje të prostitucionit, prej të cilëve katër janë akuzuar edhe për veprën penale larje parash dhe të ardhurave të tjera nga vepra ndëshkuese, ndërkaq për të cilën vepër akuzohet edhe personi juridik. Dy pjesëtarët e tjerë të grupit janë akuzuar për prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve, përderisa nëpunësi policor, përveç bashkimit kriminel, ngarkohet edhe për veprën penale të shpërndarjes së fshehtësisë zyrtare.

Grupi i organizuar e krijoi të akuzuarin e parë, i cili i ka organizuar dhe koordinuar aktivitetet kriminele të pjesëtarëve të tjerë të grupit i cili në periudhën kohore prej vitit 2020 deri në tetor të vitit 2024 është marrë me ndërmjetësim në ushtrim të prostitucionit dhe tregtisë ilegale me drogë, ndërsa disa nga të akuzuarit i kanë mbuluar të ardhurat e përfituara ilegalisht nga këto vepra penale. Anëtarë të grupit kriminel ishin edhe dy persona zyrtarë – një polic burgu dhe një nëpunës policor.


“Gjatë procedurës hetimore, tre nga të akzuuarit e pranuan veprën dhe u morën vesh me prokurorinë. Në bazë të propozim marrëveshjeve të dy perosnave për vepra të kryera penale – bashkim kriminel dhe prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve u janë shqiptuar dënime me burg në kohëzgjatje prej 2 vite e tre muaj dhe prej 1 viti e 8 muaj, ndërsa personi zyrtar është dënuar me dënim me burg prej një viti e tetë muajve për vepra të kryera penale – bashkim kriminel dhe zbardhje të fshehtësisë zyrtare. Për të dyshuarin i cili është i pakapshën për organet e ndjekjes procedura është ndërprerë deri në gjetjen e tij”, thuhet në kumtesë.

Në procedurë janë caktuar masa ndaj pronës së patundshme në Tetovë dhe Gostivar, pronë e vlefshme – automjete, stoli dhe orë me vlerë të konsiderueshme, si dhe mjete monetare dhe lëndë të tjera që rrjedhin nga vepra penale.

“Duke i pasur parasysh rrethanat, lidhjen e të akuzuarve dhe veprave penale për të cilat ngarkohen, prokurori publik vlerëson se për momentin masa e paraburgimit është e vetmja me të cilën për momentin mund të sigurohet prania e të akuzuarve në procedurë, kështu që gjykatësit i propozoi që e njëjta të vazhdohet për secilin prej tyre”, kumtuan nga Prokuroria themelore.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori