Burimi: The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Ende nuk është e qartë nëse armëpushimi në Gazë do të hyjë në fuqi. Por, nëse lufta me të vërtetë po përfundon, çfarë domethënie do të ketë kjo për botën?
Për Izraelin, ndikimi duket i dyanshëm. Udhëheqësi i vendit, Benjamin Netanyahu, mund të argumentojë se tragjedinë kombëtare e ka shndërruar në fitore strategjike. Hamasi është shkatërruar, edhe nëse nuk është asgjësuar plotësisht. Hizbullahu, grupi militant libanez që ishte pjesa më e armatosur dhe më kërcënuese e “boshtit të rezistencës” të Iranit, është gjithashtu i dobësuar. Irani dhe Izraeli kanë shkëmbyer zjarr të drejtpërdrejtë. Por, shumica e raketave iraniane nuk kanë arritur të kalojnë mbrojtjen izraelite dhe të aleatëve të saj – dhe republika islamike duket në një pozicion më të dobët se sa ka qenë për dekada.
Në nivel strategjik, Izraeli po del nga ky konflikt si superfuqia e Lindjes së Mesme – me fuqinë e tij ushtarake të rigjallëruar plotësisht dhe me armiqtë në kaos. Por, krahas kësaj, Izraeli ka pësuar një dëm të madh në reputacion. Mendohet se rreth 46 mijë njerëz janë vrarë gjatë ofensivës izraelite dhe Gaza është shkatërruar. Netanyahu është paditur nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime lufte – duke e vënë atë në të njëjtën kategori ligjore si Vladimir Putinin. Ashtu si udhëheqësi rus, Netanyahu tani do ta ketë shumë më të vështirë të udhëtojë ndërkombëtarisht.
Popullariteti i Izraelit ka rënë ndjeshëm në sondazhet ndërkombëtare të opinionit publik. Të rinjtë – madje edhe në ShBA – tani janë shumë më armiqësorë ndaj tij. Një sondazh që kreu Pew, në prill, arriti në këtë përfundim: “Amerikanët më të rinj kanë më shumë gjasa të ndiejnë simpati për popullin palestinez sesa për atë izraelit”. Një e treta e të rriturve nën 30 vjeç thanë se ndjenin simpati të plotë ose kryesisht për palestinezët, krahasuar me 14 për qind që mbështesnin Izraelin.
Izraelitët mund të shpresojnë se opinionet do të zbuten me kalimin e kohës – veçanërisht nëse vendoset paqja. Netanyahu dhe aleatët e tij besojnë gjithashtu se miqtë në Shtëpinë e Bardhë kanë shumë më tepër rëndësi sesa armiqtë në kampuset amerikane.
Por, miqësia e Trumpit mund të mos jetë e pakushtëzuar. Ka një tronditje të ndjeshme në të djathtën ekstreme izraelite nga fakti që administrata e re amerikane ka mbështetur një armëpushim dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve, të negociuar nga administrata Biden. Shpresat në Izrael se Trumpi do të jepte një dorë të lirë për të trajtuar palestinezët sipas tekave, tani kanë marrë një goditje.
Vendimi i Trumpit për të ushtruar presion për paqe, tani mund të pasqyrojë dy faktorë kryesorë. Së pari, dëshirën e tij për të marrë meritat për një marrëveshje dhe lirimin e pengjeve. Së dyti, ndërsa Izraeli gëzon mbështetje të zjarrtë në të djathtën republikane, ai nuk është i vetmi vend i rëndësishëm në rajon. Gjatë presidencës së tij të parë, udhëtimi i parë jashtë vendit i Trumpit ishte në Arabinë Saudite.
Tani, administrata e re e Trumpit ka gjasa të shtyjë normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Arabisë Saudite – një objektiv kryesor edhe i administratës Biden. Potencialisht, kjo mund të ofrojë një rreze shprese për palestinezët, pasi besohet gjerësisht se çmimi saudit për normalizim do të ishte përparimi i prekshëm drejt një shteti palestinez. Megjithatë, ky mund të jetë çmimi të cilin Izraeli nuk është i gatshëm të paguajë, duke bërë që marrëveshja Izrael-Arabi Saudite të mbetet një iluzion.
Lufta në Gazë ka pasur rëndësi jo vetëm rajonale, por edhe globale. Një nga arsyet pse ShBA-ja dhe aleatët e saj perëndimorë kanë ngurruar të ushtrojnë presion të madh mbi Izraelin, është besimi i tyre se Irani është një armik i përbashkët. Gjatë vitit të fundit, zyrtarët perëndimorë kanë folur gjithnjë e më shpesh për bindjen e tyre se tani po zhvillojnë një betejë globale kundër një “boshti kundërshtarësh”, të përbërë nga Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut.
Duke e dobësuar Iranin, Izraeli ka dobësuar gjithashtu edhe këtë bosht. Rënia e regjimit të Assadit në Siri ishte, në një masë të madhe, një efekt zinxhir i sulmit shkatërrues të Izraelit ndaj Hezbollahut, i cili ishte një aleat kyç i Bashar al-Assadit.
Rënia e pushtetit të Assadit, nga ana tjetër, ishte goditje e rëndësishme si për Iranin, ashtu edhe për Rusinë, të cilat kishin ndërhyrë ushtarakisht për ta mbështetur atë. Rusia e përdorte Sirinë si një bazë për shtrirjen e ndikimit të saj dhe tani është e detyruar të tërhiqet. Paradoksalisht, vetë Izraeli ka reaguar shumë më me kujdes ndaj rënies së Assadit sesa shumë vende perëndimore, nga frika se forcat xhihadiste do të shfrytëzojnë boshllëkun e pushtetit në Siri.
Një viktimë e fundit e luftës në Gazë ka qenë edhe “rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla”, promovuar nga administrata Biden. Simpatia dhe mbështetja për Izraelin pas sulmeve të 7 tetorit e shtynë ShBA-në të toleronte shkeljet e shpeshta të ligjit humanitar ndërkombëtar gjatë ofensivës izraelite në Gazë. Rikthimi i rendit të bazuar në rregulla mund të jetë po aq i vështirë sa edhe rindërtimi fizik i Gazës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
Ngrënia e këtij fruti një orë para gjumit mund t'ju ndihmojë të bini në gjumë më shpejt
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Skandal në Kroaci - zëvendëskryeministri kroat shkrep nëntë herë armën nga vetura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit