LAJMI I FUNDIT:

Haaland nënshkruan kontratë të re me Man Cityn, zgjat qëndrimin deri më 2034 në Etihad

Haaland nënshkruan kontratë të re me Man Cityn, zgjat qëndrimin deri më 2034 në Etihad

Erling Haaland ka nënshkruar kontratë nëntë vjeçare e gjysmë me Manchester Cityn, duke zgjatur qëndrimin deri në verën e vitit 2034.

City ka arritur marrëveshje rinovimi me sulmuesin 24-vjeçar duke nënshkruar kushte të reja në kontratë, ndër më fitimprurëset në histori të sportit.

Ky njoftim u konfirmuar edhe nga vetë klubi anglez me anë të një postimi.


“Erling Haaland ka nënshkruar një kontratë të re 10-vjeçare me Manchester Cityn, duke e mbajtur atë në klub deri në verën e vitit 2034”, thuhet në njoftim.

Ndonëse nuk është konfirmuar, mediat angleze zbulojnë se ai do të fitojë 590 mijë euro në javë, shifër kjo që nuk është parë kurrë në Ligën Premier.

Nga detajet që dihen zyrtarisht, theksohet se Haaland do të ketë një klauzolë në kontratë, por aktive vetëm nga viti 2029, për të gjitha klubet që duan ta blejnë. Shifra do të jetë jashtëzakonisht e lartë.

Haaland iu bashkua Cityt nga Borussia Dortmundi në vitin 2022 dhe nën urdhrat e Pep Guardiolas u bë njëri nga sulmuesit më vdekjeprurës në botë.

Norvegjezi ka shënuar 111 gola në 126 ndeshje me Cityn, teksa ka fituar dy Liga Premier, një Ligë të Kampionëve, Kupën FA dhe Superkupën e Evropës. /Telegrafi/