LAJMI I FUNDIT:

Ushtria gjermane dhe ministria e Mbrojtjes braktisin X, kalojnë në WhatsApp

Ushtria gjermane dhe ministria e Mbrojtjes braktisin X, kalojnë në WhatsApp

Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë do të pezullojë llogaritë e përdoruesve në rrjetin social X, i cili është kritikuar që kur u mor nga miliarderi Elon Musk.

Ministria njoftoi se nuk do të publikojë në mënyrë aktive në atë platformë deri në një njoftim tjetër, përveç në “raste të jashtëzakonshme” siç janë reagimet ndaj fushatave dezinformuese.

“Arsyeja kryesore e këtij vendimi është se shkëmbimi objektiv i argumenteve është bërë gjithnjë e më i vështirë”, thuhet në komunikatë.


Ky vendim vjen pasi Elon Musk priti në X një nga lideret e Alternativës për Gjermaninë e ekstremit të djathtë, Alice Weidel, duke thënë se partia e saj është “e vetmja që mund ta shpëtojë Gjermaninë” dhe u bëri thirrje gjermanëve që të votojnë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në të ardhmen, Ministria e Mbrojtjes do të përdorë kanalin WhatsApp për të publikuar informacione rreth ngjarjeve përkatëse dhe vendimeve ministrore.

Ministria mbetet e pranishme në rrjete të tjera si Instagram dhe YouTube, përveç faqes së saj zyrtare, raporton reuters.

Përfaqësuesit evropianë së fundmi i bënë thirrje Komisionit Evropian të hetojë dukshmërinë e postimeve në X, ish-Twitter, dhe nëse Musk favorizon postimet e tij, gjë që do të ishte një shkelje e ligjit të Bashkimit Evropian.

Miliarderi është afruar me presidentin amerikan, Donald Trump dhe kritikët e X pretendojnë se pas blerjes së tij, rrjeti u mbush me dezinformata dhe lajme të rreme. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Zbulohet shuma që duhet të paguajë Elon Musk nëse dëshiron të blejë TikTok-un

Zbulohet shuma që duhet të paguajë Elon Musk nëse dëshiron të blejë TikTok-un

Teknologji
Sa vlen TikTok, kush mund ta blejë atë – dhe a mund të “intervenojë” Trump?

Sa vlen TikTok, kush mund ta blejë atë – dhe a mund të “intervenojë” Trump?

Teknologji
Është vendosur si do të quhet iPhone i ri

Është vendosur si do të quhet iPhone i ri

Teknologji
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë

Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"

Sistemi operativ Catalina, me tri përditësime shumë të rëndësishme për Apple Mac (Foto)

Sistemi operativ Catalina, me tri përditësime shumë të rëndësishme për Apple Mac (Foto)

Teknologji
Meta padit hakerët

Meta padit hakerët

Kalo në kategori