Disa ditë para inaugurimit të presidentit të zgjedhur Donald Trump, është arritur një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit që, nëse respektohet, do të sjell lirimin e pengjeve të marrë gjatë sulmit të grupit militant Hamas më 7 tetor 2023 në Izrael.
Disa vëzhgues po e krahasojnë situatën me lirimin e 52 pengjeve amerikane nga Irani në vitin 1981, i cili ndodhi në ditën e inaugurimit të presidentit Ronald Reagan.
Presidenti amerikan, Jimmy Carter u përball me sfida të mëdha për të siguruar lirimin e pengjeve gjatë krizës së pengjeve në Iran, që zgjati 444 ditë, dhe lirimi i tyre shihet si një moment kyç që rriti reputacionin e Reagan si një lider të fortë, transmeton Telegrafi.
Trump ka mbajtur një qëndrim të fortë për të siguruar lirimin e pengjeve të mbajtur nga Hamasi në Gaza.
Ai ka paralajmëruar Hamasin për pasoja serioze nëse pengjet nuk lirohen para inaugurimit të tij më 20 janar.
Newsweek ka kërkuar mendime nga ekspertë për të analizuar ndikimin e mundshëm të lirimit të pengjeve në ditën e inaugurimit të Trumpit.
A mund të ndodhë një zgjidhje e tillë që do të ngjajë me përmirësimin e opinionit publik për Reaganin në vitin 1981, duke ndihmuar në riformatimin e imazhit të Trumpit si një lider popullor?
Dr. Eileen M. Hunt: Trump mund të nxit një mbështetje si për Reganin
Po, Trump mund të nxit një mbështetje të ngjashme me atë të Reaganit nëse ka një zgjidhje për krizën e pengjeve Izrael-Palestinë.
Nëse ndodh kështu, do të ishte thjesht një tjetër kujtesë e mënyrave se si politika amerikane dhe ndërkombëtare po kthehen në një konservatizëm politik dhe ekonomik të viteve 1980.
Eileen M. Hunt, Profesoreshë e Shkencave Politike, Universiteti i Notre Dame.
Dr. Anne Norton: Marrëveshja e pengjeve e Trumpit ka pak dëshmi për rolin e Reaganit, por SHBA-ja mund të miratojnë përparimin
Dhënia e një shtyse nga Trumpit për një armëpushim ka pak ngjashmëri me rolin mitik të Reaganit në përfundimin e Luftës së Ftohtë.
Lufta e Izraelit ndaj Palestinës është shumë larg përfundimit. Këmbimi i pengjeve dhe një armëpushim bëjnë pak për të adresuar shkaktarët themelorë të konfliktit.
Donald Trump nuk ka treguar ndjeshmëri për drejtësinë – apo guximin – për të bërë atë që është e nevojshme për të nxjerrë Shtetet e Bashkuara nga lidhjet e saj vetë-shkatërruese.
Megjithatë, nëse roli i Trumpit në një avancim drejt paqes është një shenjë e gatishmërisë së tij për ta tërhequr Shtetet e Bashkuara nga varësia ndaj luftërave të pafundme dhe ndërhyrjeve të gabuara, kjo do të pritej mirë nga shumica në Shtetet e Bashkuara dhe do të vendoste themelin për bashkëpunime dypartiake në të paktën një front.
Anne Norton – Profesoreshë e Shkencave Politike në Universitetin e Pensilvanisë.
Dr. Melissa M. Lee: Donald Trump mund të shijojë “efektin e tubimeve” nëse lirohen pengjet
Presidentët amerikanë zakonisht gëzojnë nivelet më të larta të mbështetjet në fillim të mandateve të tyre. Disa ngjarje të politikës së jashtme mund të rrisin përkohësisht nivelet e mbështetjes publike, një fenomen i njohur si “efekti i tubimeve”.
Tubimi më i madh dhe më i gjatë në histori ndodhi pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit gjatë mandatit të parë të presidentit amerikan, George W. Bush, kur niveli i mbështetjes ndaj tij u rrit me 35 për qind dhe zgjati rreth 1.5 vjet.
Megjithatë, tubimet nuk janë të garantuara. Fitoret diplomatike si zgjidhja e krizës së pengjeve në Izrael kanë më pak mundësi të nxjerrin ndjenjat patriote që lidhen me tubimet më të famshme, dhe polarizimi ndërmjet publikut e zvogëlon edhe më tej mundësinë e një tubimi.
Ende, presidenti Trump mund të shijojë një rritje të opinionit publik nëse një numër i konsiderueshëm amerikanësh i jep atij merita për zgjidhjen e krizës – dhe nëse liderët demokratë shmangin kritikat ndaj presidentit për marrëveshjen që ai arrin.
Melissa M. Lee – Profesoreshë e Asociuar e Shkencave Politike, Universiteti i Pensilvanisë.
Dr. Darren Davis: Marrëveshja e Trumpit për pengjet mund të rrisë mbështetjen, por polarizimi kufizon efektin në stilin Reagan
Megjithëse Reagan mund të ketë marr një mbështetje presidenciale – efekti i tubimit përreth flamurit -nga kriza e pengjeve në Izrael në vitet 1980, vendi nuk ishte në një periudhë polarizimi politik.
Kjo do të thotë se demokratët mund të mos jenë aq të gatshëm t’i japin presidentit Trump merita siç bënë me presidentin Reagan.
Presidenti Trump ka shumë mundësi të marrë një rritje të vogël të mbështetjes, kryesisht nga anëtarët e dy grupeve politike, por nuk pres ndonjë lëvizje të madhe të mbështetjes presidenciale nëse Amerika nuk është e përfshirë drejtpërdrejt.
Darren Davis – Profesor i Shkencave Politike, Universiteti i Notre Dame.
Dr. Thomas J. Whalen: Një marrëveshje për pengjet mund ta ndihmojë Trumpin, por roli i Bidenit mund t’ia dëmtojë meritat e tij
Një marrëveshje paqeje në Lindjen e Mesme ka një ndikim politik shumë më të madh tek amerikanët sesa lajmet për një luftë tregtare që po afrohet me Kinën ose inflacionin që po i shkatërron pagat e punonjësve.
Problemi për Trumpin është se kjo marrëveshje ndodhi nën mbikëqyrjen e Bidenit.
Ai mund të kërkojë të merr meritat, por shumë njerëz do të mendojnë ndryshe.
Në vitin 1981, pengjet u liruan menjëherë pas betimit të Reaganit, megjithëse Carteri ndërmjetësoi marrëveshjen. Por, Carter nuk mori meritat për lirimin, Reagan i mori ato.
Një mësim politik për Trumpin, ndoshta?
Thomas J. Whalen – Profesor Asociuar i Shkencave Sociale, Universiteti i Bostonit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit - çfarë do të thotë kjo për Donald Trumpin?
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri
Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë
Zelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë
Ndryshe prej Netanyahut, presidenti izraelit thotë se ka marrëveshje me Hamasin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime