LAJMI I FUNDIT:

Hamza takon disa pensionistë: Pensionet bazike do të rriten për 70 përqind

Hamza takon disa pensionistë: Pensionet bazike do të rriten për 70 përqind

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka kaluar disa momente me pensionerët, ku edhe ka luajtur shah.

Hamza ka premtuar se në qeverisjen e tij, asnjë pension nuk do të jetë nën 200 euro.

Ai ka thënë se pensionin bazik do ta rris për 70% dhe pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe përshkallëzohen sipas viteve të punës.


“Një lojë e mrekullueshme shahu me pensionistin Sylejman Hajdini. Në qeverisjen time, asnjë pension nuk do të jetë nën 200 euro. Pensionin bazik do ta rris për 70% dhe pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe përshkallëzohen sipas viteve të punës.

Respekti dhe vlerësimi i shtetit për të moshuarit që i kanë përcjellë vlerat më të mira te gjeneratat e reja është obligim dhe do të jetë i garantuar. #MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar