LAJMI I FUNDIT:

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për vrasjen e Liridona Ademajt, vëllai i saj, Leonard Ademaj, shpreson se drejtësia do të vijë në vendin e vet.

Ai ka theksuar se kjo është një ditë e rëndë për familjen e tij dhe ka kërkuar mirëkuptim nga opinioni publik.

Në një prononcim për mediat, Leonard Ademaj tha se ende nuk ka pasur mundësinë ta lexojë aktakuzën dhe për këtë arsye nuk mund të japë më shumë detaje për përmbajtjen e saj, përcjell Telegrafi.


Ai ka shtuar se, megjithatë, është një periudhë e vështirë për familjen e tij dhe se ata shpresojnë që drejtësia të vijë sa më shpejt në vendin e vet.

“Akoma nuk e kemi lexuar aktakuzën, kur ta lexojmë do ta shohim dhe ne. Është një ditë e rëndë për neve kërkojmë që edhe të na mirëkuptoni pak. Po shpresojmë që drejtësia sa më shpejtë të vij në vendin e vet”, ka thënë Ademaj.

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Lexo po ashtu Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Ndryshe, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, në një konferencë për media ka bërë të ditur se kanë përfunduar hetimet dhe kanë ngritur aktakuzë për të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt.

Të akuzuarit janë, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, dhe një i akuzuar tjetër, por që emri i tij nuk është bërë publik, transmeton Telegrafi.

“Ka qenë rast i ndjeshëm, ka qenë i inskenuar si grabitje, mirëpo falë angazhimit maksimal të hetuesve dhe prokurorëve, brenda një afati të shkurtë kohor kemi arritur të zbulojmë kryesit e kësaj vepre kriminale. Ka qenë një rast jashtëzakonisht i ndjeshëm edhe sa i përket kompleksitetit të saj, dhe janë zhvilluar hetime në shumë dimensione, për arsye se kemi siguruar ekspertiza edhe brenda edhe jashtë Kosovës”, deklaroi kryeprokurori Zejnullah Gashi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Lajme
Kalo në kategori