Rinor Qehaja njohës i fushës së arsimit në Kosovë, duke folur për arsimin në vend përkatësisht për Testin PISA, ka thënë se përmirësimi në rangim në nivel botëror nuk duhet të jetë qëllim në vete por përmirësimi jonë në vete që të përmirësojmë sistemin karshi të rinjve që kemi në vend.
Qehaja ka thënë se çdo rezultat i keq në testin Pisa për Kosovën tregon për vitet e humbura të nxënësve karshi bashkëmoshatarëve të tyre në vendet perëndimore.
“Është përgjegjësi që shkon përtej testit vetëm. Kush është produkt dhe pse ky rezultat në Testin PISA është ekskluzivisht i lidhet edhe me mësimdhënien që bëhet në shkollat tona. Një mësimdhënie e orientuar ekskluzivisht në memorizim. Pra ai nxënës që ka mësu përjetësisht vjersha ose pyetje me përgjigje, me data edhe me numra historike, ai nuk mundet të jep përgjigje në pyetjet që janë super logjike në Testin PISA dhe çdo test të standardizuar ndërkombëtarë”, ka thënë Qehaja, në “Debat Plus” të RTV Dukagjini.
Ai ka thënë se kjo ndikon që të rinjtë e vendit edhe pas diplomimit të tyre nuk i kanë shkathtësitë dhe aftësitë e duhura që “atë dijen e akumuluar nga edukimi formal me konvertu në diçka në përfitim për ta, qoftë për karrierë, qoftë për gjenerim ekonomik. Pra, implikimi i këtij rezultati shkon shumë më shumë se sa një rezultat i vetëm dhe e prek drejtpërdrejtë në edukim dhe gjenerim të ekonomisë”, ka thënë ai.
Tutje Qehaja ka thënë se ngecja në zhvillim ekonomik dhe mungesa e fuqisë punëtore e kualifikuar është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe me dështimin e sistemit arsimor të vendit.
Sipas tij, me këtë sistem aktual që ka Kosova në arsim është e pamundur që të arrihen rezultate qoftë për të rinjtë por edhe në raport me përfitimet për vendin.
Qehaja ka thënë se plan-programi i partive politike për arsim thuajse janë prezente në Planin Strategjik të Arsimit në Kosovë.
Ai ka thënë se objektivat dhe premtimet e partive politike për arsim janë po në atë plan strategjik dhe thuajse asgjë përtej tij.
Qehaja ka thënë se kushdo që do vijë në pushtet pas 9 shkurtit duhet të prek mësimdhënien drejtpërdrejtë përmes reformave.
Ai ka folur edhe për rritjen e pagave për mësimdhënësit.
“Si rritja në pagë, nuk ka një korrelacion të drejtpërdrejt edhe me rritje të performancës së mësimdhënies. Na është dëshmua deri më sot… Mirëpo, nuk po të kthehet kjo në rritje të performancë më të mirë të mësimdhënësit”, ka thënë ai.
Ajo çka është e duhura është një pagë e dinjitetshme e mësimdhënësve… Dhe dinjiteti i tyre nuk është i lidhur çdo herë vetëm me pagë. Unë vlerësoj se mësimdhënësit meritojnë kushte më të mira të vendit të punës për të cilat sindikata jo çdo herë ka qenë e zëshme…”, ka thënë ai. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri