LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet turku në Tiranë, kreu 1 milionë euro transaksione të “parave të krimit” nga karta e kreditit të një shqiptari

Arrestohet turku në Tiranë, kreu 1 milionë euro transaksione të “parave të krimit” nga karta e kreditit të një shqiptari

Një 41 vjeçar turk është vendosur në pranga nga policia në Tiranë, pasi në bashkëpunim me disa të tjerë me anë të mashtrimit kompjuterik, akuzohen se kanë
“kryer transaksione të kundërligjshme, me vlerë mbi 1 milion euro” informoi sot policia e Tiranës.

‘Ferhat Karakus, duke përdorur poset e biznesit të tij, kishte kryer transaksione të kundërligjshme, me anë të një karte të një shtetasi tjetër, i cili në momentin e kryerjes së transaksionit nuk ndodhej në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ra në gjurmët e tij pasi kompania “MasterCard”, vuri re se një shqiptar po kryente transaksione të shumta bankare në vlera që varionin nga 50 mijë euro e lartë.


Këto veprime të dyshimta bënë që kompania të njoftonte policinë, e cila më pas nisi hetimin.Sipas burimeve, mësohet se turku 41-vjeçar kishte arritur të siguronte kartën bankare të një shqiptari dhe përmes saj kryente transaksione bankare me bizneset e tij.

Si kamuflim, ai përdorte metodën sikur shqiptari kryente blerje të ndryshme në biznesin e turkut, që transaksionet të dukeshin të sakta. Policia ngriti dyshimet se ato janë të dyshimta dhe me prejardhje kriminale.

Në disa raste, kur në kartën e shqiptarit janë kryer transaksione, ka rezultuar se ai nuk ndodhej në Shqipëri. Pavarësisht se shqiptari ka mohuar të ketë dijeni për transaksionet, polici po e heton edhe atë nëse ka apo jo lidhje me turkun e arrestuar. Njëkohësisht punohet për identifikimin e të tjerëve jashtë territorit shqiptar që mund të jenë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi.

Në trend Lajme

Më shumë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Siguri
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Politikë
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Lajme
Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc

Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc

Lugina
Kalo në kategori