LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Ligës Premier futet në listën e ngushtë të Barcelonës për ta zëvendësuar Lewandowskin

Ylli i Ligës Premier futet në listën e ngushtë të Barcelonës për ta zëvendësuar Lewandowskin

Barcelona po vazhdon ta hulumtojë tregun evropian për ta gjetur një sulmues të ri me Robert Lewandowski që së shpejti do të mbushë 37 vjet. 

Reprezentuesi polak ka impresionuar përtej pritshmërive këtë sezon, por blaugranasit janë të vetëdijshëm se ata duhet të bëjnë një lëvizje herët ose vonë. 

Objektivi i tyre i preferuar për ta zëvendësuar Lewandowskin është Alexander Isak, i cili po shijon një sezon fantastik me Newcastle United, pasi ka shënuar 15 gola dhe ka bërë 4 asistime në 22 paraqitje. 


Sidoqoftë, Cadena SER gjithashtu ka raportuar se edhe Benjamin Sesko është në mesin e emrave që po përcillen nga drejtuesit e klubit. 

Zbulohet arsyeja se pse Flick e dëshiron Rashfordin te Barcelona - por në mes qëndron një problem i madh
Lexo po ashtu Zbulohet arsyeja se pse Flick e dëshiron Rashfordin te Barcelona - por në mes qëndron një problem i madh

Disa prej atributeve të tij kryesore janë shpejtësia, aftësia për të mposhtur mbrojtësit dhe lëvizje mes linjave, pasi debutoi në Bundesliga me 14 gola pas 31 paraqitjeve. 

Këtë vit 21-vjeçari deri më tani ka realizuar 12 gola teksa ka 3 asistime në vetëm 24 ndeshje të luajtura. 

Reprezentuesi slloven nuk është hera e parë që lidhet me një kalim të mundshëm tek Barcelona, pasi këta të fundit e kishin kërkuar edhe në verën e 2022 kur ai ishte pjesë e RB Salzburg./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

La Liga
Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

La Liga
Debakli ndaj Arsenalit konfirmon nevojën e Real Madridit për të nënshkruar - por klube ende po heziton

Debakli ndaj Arsenalit konfirmon nevojën e Real Madridit për të nënshkruar - por klube ende po heziton

La Liga
Barcelona dëshiron të shesë top-favoritin për Topin e Artë në verë, dihet edhe çmimi

Barcelona dëshiron të shesë top-favoritin për Topin e Artë në verë, dihet edhe çmimi

La Liga
Perez i thotë një trajneri të bëhet gati për drejtimin e Real Madridit për në Kupën e Botës për Klube

Perez i thotë një trajneri të bëhet gati për drejtimin e Real Madridit për në Kupën e Botës për Klube

La Liga
Barcelona vazhdon sigurt drejt titullit, mposht Mallorcan

Barcelona vazhdon sigurt drejt titullit, mposht Mallorcan

La Liga
Kalo në kategori