LAJMI I FUNDIT:

Zoran Milanoviq ka siguruar një mandat të dytë, mbetet president i Kroacisë

Zoran Milanoviq ka siguruar një mandat të dytë, mbetet president i Kroacisë

(E plotësuar) Presidenti aktual i Kroacisë, Zoran Milanoviq, u rizgjodh në këtë post pas fitores së paprecedentë ndaj Dragan Primorac në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në bazë të 97,57 për qind të vendvotimeve të numëruara, Milanoviq ka fituar 74,50 për qind të votave dhe më shumë se një milion vota, ndërsa Primorac ka fituar 25,50 për qind.

++++++++++


Zoran Milanoviq ka siguruar një mandat të dytë presidencial, tregojnë exit-pollet e para në Kroaci

Presidenti kroat Zoran Milanoviq është në rrugën e duhur për të siguruar një mandat të dytë pasi votuesit në Kroaci i dhanë një fitore të madhe zgjedhore.

Kështu siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, tregojnë exit-pollet e para, pas mbylljes së kutive të votimit.

Ish-udhëheqësi socialdemokrat, 58 vjeç, mori 77.9% në raundin e dytë të votimit presidencial të dielën, sipas një sondazhi të Ipsos për televizionin shtetëror.

Sfidanti i tij, Dragan Primorac, një dikur ministër i shkencës i cili u mbështet nga konservatori Bashkimi Demokratik Kroat, ose HDZ, mori 22.1%, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kujtojmë se në raundin e parë, të mbajtur më 29 dhjetor, Milanoviq fitoi 49.7% të votave kundër shtatë kandidatëve të tjerë.

Ai ishte një lider për një kohë të gjatë i Social Demokratëve dhe e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në opozitë.

Milanoviq ishte edhe kryeministër i vendit nga fundi i vitit 2011 deri në fillim të 2016.

Me stil populist, ai ka qenë një kritik i ashpër i kryeministrit aktual Andrej Plenkoviq i cili drejton partinë Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) dhe pothuajse përplasjet dhe grindjet e vazhdueshme midis të dyve janë bërë një shenjë dalluese e peizazhit politik të Kroacisë.

Pas rrëzimit nga froni të presidentes së HDZ-së, Kolinda Grabar-Kitaroviq pesë vjet më parë, Milanoviq është zhvendosur në mënyrë të qëndrueshme në anën e djathtë të spektrit politik.

Në prill të këtij viti, ai u përpoq të kandidojë në zgjedhjet parlamentare si kandidat për kryeministër i socialdemokratëve, në një lëvizje të paprecedentë që pa një kryetar shteti në detyrë për t’u zgjedhur në parlament.

Por, gjykata kushtetuese e ndaloi atë të bënte fushatë aktive gjatë zgjedhjeve.

Socialdemokratët më pas nuk arritën të formonin shumicën në parlament, kështu që Milanoviq mbeti kreu i shtetit.

Ndërsa Primorac ishte pediatër dhe profesor universiteti përpara se të hynte në politikë.

Primorac nuk ka qenë prezent në jetën politike të Kroacisë që nga viti 2009, kur, si ministër i shkencës në një kabinet të HDZ-së, u përpoq të zhvillonte një fushatë të pavarur presidenciale.

Gjatë fushatës së këtij viti, ai u përpoq të portretizonte veten si një person unifikues dhe gjithashtu një figurë me orientim properëndimor.

Ndryshe, megjithëse presidenca kroate është kryesisht ceremoniale, një president i zgjedhur ka autoritet politik dhe vepron si komandanti suprem i ushtrisë.

Ai gjithashtu ka dorë edhe në politikën e jashtme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamjet

Pamjet "para dhe pas zjarreve" zbulojnë shkallën e dëmeve në Los Anxhelos

Amerika
Ministrja e Jashtme gjermane paralajmëroi për pasojat e reduktimit të mbështetjes financiare të Gjermanisë për dërgesat e armëve në Ukrainë

Ministrja e Jashtme gjermane paralajmëroi për pasojat e reduktimit të mbështetjes financiare të Gjermanisë për dërgesat e armëve në Ukrainë

Botë
Zvicra gati të presë një takim Trump-Putin

Zvicra gati të presë një takim Trump-Putin

Botë
Momenti kur një palestineze 80-vjeçare u qëllua nga forcat e izraelit, ndërsa ekspertja e OKB-së thotë se mund të jetë

Momenti kur një palestineze 80-vjeçare u qëllua nga forcat e izraelit, ndërsa ekspertja e OKB-së thotë se mund të jetë "krim lufte"

Botë
Shkon virale videoja e gafës së re nga Biden për zjarret në SHBA, reagimi i Harris për mos t'u humbur

Shkon virale videoja e gafës së re nga Biden për zjarret në SHBA, reagimi i Harris për mos t'u humbur

Amerika
Trump kundërshton lëvizjet e fundit të Bidenit: Po dëmton agjendën që amerikanët votuan në nëntor

Trump kundërshton lëvizjet e fundit të Bidenit: Po dëmton agjendën që amerikanët votuan në nëntor

Amerika
Kalo në kategori