LAJMI I FUNDIT:

Hamza u premton grave në Shtime: Gratë duhet vetëm t’i prezantojnë projektet biznesore, financimin fillestar do ua garantojë shteti

Hamza u premton grave në Shtime: Gratë duhet vetëm t’i prezantojnë projektet biznesore, financimin fillestar do ua garantojë shteti

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë qëndrimit në qytetin e Shtimes, ka pasur një tubim edhe me gratë e kësaj komune.

Hamza ka thënë se gratë në Kosovë do të mbështeten me projekte konkrete, që ato të kenë hapësirë dhe mundësi për një jetë aktive ekonomike, sociale, kulturore dhe arsimore.

“Për gratë, 30% subvencione për të gjitha ato që dëshirojnë me zgjeru biznesin. Për ato që dojnë me hapë biznes për herë të parë, përkrahje me grante, para pa kthim. Kanë me i prezantu idetë e tyre, vizionin e tyre, financimin fillestar ka me garantu shteti”, ka thënë Hamza.


Ai ka thënë se familjet dhe nënat e reja do të mbështeten edhe me nga 100 euro në muaj si subvencione për fëmijët që detyrohen t’i regjistrojnë në çerdhet private, për shkak të pamundësisë së regjistrimit të tyre në çerdhet publike.

“Për nënat e reja të cilat kanë nevojë me i çu fëmijët në çerdhe dhe kapacitetet në shumë komuna të Kosovës në çerdhe publike nuk janë të mjaftueshme, çdo muaj për secilin fëmijë nga 100 euro subvencionim kanë me pas prej shtetit”, ka thënë Hamza.

Kandidati i PDK-së për Kryeministër sot i ka takuar edhe banorët e Reçakut, ku ka thënë se mbetet një kujtesë e përhershme e nevojës për drejtësi.

Hamza ka thënë se Reçaku është një thirrje për të mos harruar, por edhe për të punuar shumë për një të ardhme më të mirë.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Lajme
Debati për programet zgjedhore, analistët flasin për ditën e dytë të fushatës

Debati për programet zgjedhore, analistët flasin për ditën e dytë të fushatës

Politikë
Aleksandar Arsenijeviq, arrestohet dhe më pas lirohet - i shqiptohet tiketë për moszbatim të urdhrit policor

Aleksandar Arsenijeviq, arrestohet dhe më pas lirohet - i shqiptohet tiketë për moszbatim të urdhrit policor

Kronika e Zezë
Osmani uron rizgjedhjen e Zoran Milanoviqit, President të Kroacisë

Osmani uron rizgjedhjen e Zoran Milanoviqit, President të Kroacisë

Lajme
Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e dytë të janarit

Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e dytë të janarit

Lajme
Moti i keq, pezullohet mësimi në 77 shkolla të Shqipërisë

Moti i keq, pezullohet mësimi në 77 shkolla të Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori