Samuel Hahnemann fillon me fjalinë: “Detyra më e madhe dhe e vetme e mjekut është të bëjë të shëndetshëm njerëzit e sëmurë, që quhet shërim”
Rexhep Kryeziu, ekspert i verëtarisë, Zvicër
Dr. Avni Kryeziu, reumatolog, QKUK, Prishtinë
Në shumë raste, ne mund të ofrojmë vetëm mbështetje paliative ose këshilluese.
Mjekësia moderne është në një fushatë madhështore kundër shumë sëmundjeve dhe gjithashtu ka arritur fitore të konsiderueshme që ne sot i marrim si të mirëqena. Nga ana tjetër, paraqiten edhe rreziqe të reja duke shkaktuar efekte anësore serioze, mikroorganizma rezistent apo sëmundje të reja.
Detyrë e mjekut gjithashtu është minimizimi i dëmit të shkaktuar nga një sëmundje dhe terapia e dhënë gjatë mjekimit.
Mjekësia tradicionale natyrore zë një vend të rëndësishme në kohën tonë dhe vazhdon të fitojë miq të rinj mes mjekëve dhe pacientëve.
“Prej kohësh e kam ndjerë nevojën që në konceptin tim terapeutik, të përfshijë frutat e atdheut tim, rrushin dhe verën” thotë Dr Franz Anselm Graf.
Pija jetëdhënëse, lëngu i tharmuar i rrushit, u ishte përshkruar tashmë njerëzve si ilaç në kohët e lashta. Deri më sot, asnjë medikament nuk ka pasur studime kaq të gjera sa shijimi dhe efektet e verës, prandaj po flasim për përvojën më të madhe klinike të të gjitha kohërave.
Hipokrati, babai i mjekësisë, ka thënë: “Vera është një gjë që i përshtatet mrekullisht qenieve njerëzore, me kusht që pija të përdoret në mënyrë të arsyeshme dhe në masën e duhur, në shëndet të mirë dhe të keq, gjithnjë në përputhje me gjendjen e individit”. Kjo referencë e thënies i është bërë tashmë konsumit të moderuar të verës për qëllime shëndetësore, me çrast, OBSH rekomandon përdorimin e alkoolit brenda kufijve të lejuar. Përveç fëmijëve, grave shtatzëna, drejtueseve te automjeteve dhe personave me sëmundje, kufijtë për burrat e rritur të shëndetshëm janë 32 g alkool në ditë (ekuivalente me 0,4 – 0,5 litra verë), dhe për gratë 24 g në ditë (afërsisht 0,3 litra verë).
Gratë duhet të kufizojnë zakonet e tyre të pijes për shkak të një mangësie të përcaktuar gjenetikisht në enzimën e alkoolit- dehidrogjenazë (si edhe japonezët) dhe tendosjes së mëlçisë të shkaktuar nga prishja e hormoneve të trupit. Paracelsus e dinte tashmë se “vetëm doza e bën helmin”, dhe “Ligji Arndt-Schultz” (1877) postulon se “stimujt e fortë pengojnë aktivitetin jetësor, ndërsa stimujt e dobët e nxisin atë”.
Ndërsa në antikitet dhe në mesjetë, efekti shërues dhe promovues i konsumit të moderuar të verës ishte vetëm mjekësia empirike. Ajo përdorej me sukses, ndër të tjera, për të gjitha sëmundjet që shoqëroheshin me diarre, si anti-bakterial. “Efekti vrasës për baktere ishte i mundur edhe nga vera e holluar.” (Alois Pick 1892).
Një studim i kohëve të fundit nga Universiteti i Honolulu-s, rekomandon përdorimin e verës, madje edhe spërkatës të verës për të lehtësuar diarrenë, sepse studimet kanë treguar se ajo është superiore ndaj pijeve alkoolike më të forta, madje edhe tekilës.
Falë mjekësisë së manastirit, vera u përdor gjerësisht si ilaç. Ajo ishte gjithmonë ilaçi tipik popullor, veçanërisht në kohërat e murtajës dhe epidemive tjera.
Në dokumentet e themelimit të shumë spitaleve të asaj kohe (p.sh. Bürgerspital zu Würzburg 1321), vera frankoniane përdorej për të freskuar dhe forcuar trupin dhe shpirtin. Në vitin 1892, edhe kompania lokale e sigurimeve shëndetësore në Heidelberg të Gjermanisë kishte verëra të bardha dhe të kuqe që u shpërndaheshin të sëmurëve sipas recetës së mjekut.
250 vjet më parë, mjeku Dr. Friedrich Hoffmann, i njohur për “pikat e Hoffmann-it”, rekomandoi forcën që rrjedh nga përdorimi i verës. Louis Pasteur e konsideronte verën si ushqimin më të shëndetshëm dhe më higjienik.
Në vitet shtatëdhjetë të shekullit të 20-të, vera përjetoi një rilindje si ilaç, e që hyri në histori si “paradoksi francez”. Hulumtimet kishin treguar se banorët e vendeve mesdhetare vuajnë më pak nga sëmundjet kardiovaskulare, të cilat lidhen me ushqimin mesdhetar dhe konsumin e moderuar dhe të rregullt të verës, që është i zakonshëm në ato vende.
Studime të shumta vijuese kanë vërtetuar supozimin se alkooli redukton rrezikun kardiovaskular, por vera është për t’u preferuar për shkak të përmbajtjes së saj në përbërje organike, tanine dhe ngjyra (fenole), pasi e redukton këtë rrezik nga 40% deri në 60% në krahasim me ata që nuk konsumojnë verë. Megjithëse këto fenole mund të zbulohen në verën e kuqe midis 500 deri 4000 mg/l dhe në verën e bardhë në vetëm 150 deri në 400 mg/l, vera e bardhë është në të njëjtin nivel me verën e kuqe për sa i përket efektit të saj farmakologjik, për shkak se fenolet e saj janë më të fuqishëm. Kanë efekt antioksidues, reduktojnë tendencën për zhvillimin e trombozës dhe rregullojnë nivelet e kolesterolit.
Shpesh kundërshtohet mendimi se konsumimi i rregullt i alkoolit rrit rrezikun e përgjithshëm të kancerit me 50%.
Një studim tregon se nga 100000 vdekje, 30.4% janë me shkak kardiovaskular dhe 6.1% nga karcinomat e gjirit të lidhura me alkoolin. Sipas këtij studimi, nëse konsumojmë rregullisht 24-39 g alkool në ditë, humbim 15,5 gra (për 100000) nga kanceri i gjirit, por shpëtojmë 107 gra nga goditjet e në tru dhe infarktet e miokardit. Përfundim: 90 jetë femrash do të shpëtohen!
Tek njerëzit e moshuar, vera konsiderohet një burim energjie për shkak të përmbajtjes së saj të vitaminave dhe mineraleve, përmirëson mirëqenien e përgjithshme, nxit tretjen dhe qarkullimin e gjakut, gjë që rezulton në një reduktim të ndjeshëm të Demenca senile dhe sëmundja e Alzheimerit. Madje edhe për pacientët me kancer, një gotë verë duhet të jetë pjesë e trajtimit të kujdesit paliativ.
Konsumimi i moderuar i verës gjithashtu ka një efekt gjallërues tek hipotiroidizmi që lidhet me moshën. Toleranca e habitshme e alkoolit tek njerëzit e moshuar është për shkak të funksionit të reduktuar të tiroides.
Edhe hormonet e tjera të trupit mund të stimulohen, prandaj, pasi u ndalua zëvendësimi i hormoneve për të parandaluar osteoporozën, u hap një fushë e re indikacionesh për përdorimin e verës: kalciumi dhe fosfori janë burime shtesë të mikronutrientëve.
Përmirësimi i qarkullimit të gjakut në veshka dhe një ulje prej 39% e rrezikut të gurëve në veshka, e bëjnë verën superiore ndaj të gjitha pijeve të tjera alkoolike.
Konsumuesit e verës së bardhë, ndër tjerash, duke rritur volumin inspitratorë dhe duke stimuluar qarkullimin e gjakut, zhvillojnë një kapacitet dukshëm më të lartë të funksionit të mushkërive.
Efekti vrasës i verës tek bakteret, lidhet gjithashtu me eliminimin e bakteries Helicobacter pylori, i cili është përgjegjës për shumë probleme në lukth dhe duoden, siç tregon një studim i fundit nga Universiteti i Ulm-it, Gjermani.
Së fundi, një verë e vjetër e bardhë ose e kuqe, mund të ketë një efekt nxitës të gjumit, megjithëse duhet paralajmëruar kundër përdorimit të verës si mjet për këtë qëllim, pasi kalimi nga kënaqësia në varësi është gradual dhe vet kalimi në varësi me efektet anësore, sidomos në mëlçi, mund të jenë shkak i përgjumjes.
Pacientët që ankohen për çrregullime të gjumit, duhet të kontrollojnë vlerat e funksionit të mëlçisë. Ky organ shpesh është atakuar nga konsumimi i tepërt i alkoolit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali