LAJMI I FUNDIT:

Dialogu Strategjik pritet t’i thellojë marrëdhëniet Kosovë – SHBA

Dialogu Strategjik pritet t’i thellojë marrëdhëniet Kosovë – SHBA

Kosova dhe SHBA-ja po shkojnë drejt finalizimit të Dialogut Strategjik. Njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se procesi synon të forcojë bashkëpunimin afatgjatë në fusha si sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe tregtia e lirë. Dialogu Strategjik do të thellojë marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe SHBA-së.

Dialogu Strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përfshijë fusha shumë të rëndësishme në interes të qytetarëve të Kosovës.

Kështu deklaroi shefja e shtetit, Vjosa Osmani, të premten pasi mori lajmin që e quajti të shkëlqyeshëm, nga zëvendëssekretari amerikan i shtetit, Richard Verma, se Kosova dhe SHBA-ja do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik.


Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Besfort Rrecaj thotë se dialogu strategjik synon që të paraqes një koordinim dhe bashkëpunim strategjik afatgjatë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, i cili bazohet në disa shtylla kryesore.

“Në vija të gjata ky dialog do të shtrihet fillimisht mbi bazën e disa vlerave. E në këto vlera bëjnë pjesë sundimi i ligjit, respektimi i të drejtave të njeriut, respektimi i të drejtave të pakicave, pastaj tregtia e lirë e të tjera”, tha Rrecaj për RTK-në.

E në aspektin politik, sipas Rrecajt, kjo ka të bëjë me “zhvillimin e demokracisë liberale, zgjedhjet e lira, luftimin e korrupsionit, sundimin e ligjit, respektimin e vendimeve të gjykatave, respektimin e ndarjes së pushteteve dhe respektimin e atyre vlerave fundamentale të cilat edhe realisht reflektohen në Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

Rrecaj shton se ky konfirmim nga SHBA-ja do të ndihmojë në përafrimin e mëtutjeshëm të Kosovës me SHBA-në.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës më shumë i kushtojnë rëndësi lidhjes ndërmjet popujve sesa nganjëherë eventualisht mund të ketë problematika të theksuara apo dinamika të caktuara me qeveritë përkatëse. Por, megjithatë gurthemeli kryesor ndërmjet Kosovës dhe Amerikës janë marrëdhëniet ndërmjet popujve”, shtoi ai.

Marrëveshja për Dialogun Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës pritet të finalizohet së shpejti.

Departamenti i Shtetit e zhvillon këtë proces me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Lajme
Hoxha: LDK e PDK filluan fushatën me tubime të suksesshme, VV e zbehtë

Hoxha: LDK e PDK filluan fushatën me tubime të suksesshme, VV e zbehtë

Politikë
LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

Politikë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës

Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës

Politikë
Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit: MPJD ndër ministritë më të cenueshme ndaj korrupsionit

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit: MPJD ndër ministritë më të cenueshme ndaj korrupsionit

Drejtësi
Kalo në kategori