Të paktën 11 persona kanë vdekur nga zjarret në Los Angeles – dhe ka frikë se numri do të rritet.
Zyrtarët thonë se mund të duhen disa javë për të identifikuar viktimat, pasi metodat tradicionale – të tilla si marrja e shenjave të gishtërinjve dhe identifikimi vizual – mund të mos jenë të mundshme.
Ja çfarë dihet për ata që raportohet se kanë vdekur, sipas familjarëve të tyre.
Victor Shaw
Victor Shaw vdiq duke u përpjekur të mbronte shtëpinë e tij nga zjarri në Altadena, njoftoi familja e tij.
Trupi i 66-vjeçarit është gjetur në anë të rrugës pranë pronës së tij, me një zorrë kopshti në dorë, sipas rrjetit televiziv KTLA. Prona kishte qenë e familjes së Shaw për gati 55 vjet.
Shaw jetonte në shtëpi me motrën e tij më të vogël Shari, e cila tha se ajo u përpoq ta bënte atë të evakuohej me të të martën mbrëma ndërsa zjarri po afrohej.
Ajo zbuloi se i vëllau refuzoi sepse donte të përpiqej të luftonte zjarrin, duke shtuar se ajo duhej të ikte, shkruan BBC përcjell Telegrafi.
“Do të më mungojë të flas me të, të bëj shaka, të udhëtoj me të dhe thjesht do të më mungojë”, tha ajo.
Anthony Mitchell dhe djali i tij Justin
Anthony Mitchell dhe djali i tij Justin vdiqën në shtëpinë e tyre në Altadena teksa po përpiqeshin t’i shpëtonin zjarreve.
Hajime White tha se ajo mori një telefonatë nga babai i saj 67-vjeçar, në të cilën ai tha se “zjarri është në oborr”.
Bëhet e ditur se Mitchell, një 67-vjeçar, jetonte me djalin e tij Justin, i cili ishte në fillim të të 20-ave dhe kishte paralizë cerebrale.
Një tjetër nga djemtë e Mitchell, Jordan, jetonte me dyshen, por ai ndodhej në spital me një infeksion.
Mitchell ishte baba i katër fëmijëve, gjysh i 11 nipërve e mbesave dhe stërgjysh i 10 të tjerëve.
Rodney Nickerson
Rodney Nickerson vdiq në shtëpinë e tij në Altadena, sipas vajzës së tij, e cila tha se babai i saj besonte se zjarri do të “kalonte”.
Kimiko Nickerson tha se babai i saj e kishte blerë pronën në vitin 1968 dhe kishte përjetuar zjarre të mëparshme gjatë dekadave.
Ajo tha se Nickerson “ndjeu se kjo do të kalonte” dhe se ai do të qëndronte në shtëpinë e tij.
Rory Callum Sykes
Shtetasi australian 32-vjeçar vdiq kur zjarri i Palisades shpërtheu të martën, zbuloi nëna e tij Shelley Sykes.
Shelley tha se ishte me djalin e saj, i cili kishte paralizë cerebrale, në pronën e tyre prej 17 hektarësh në Malibu gjatë zjarrit.
Rory, i lindur në Britani, lindi i verbër dhe kishte vështirësi në ecje, por ishte në gjendje të rifitonte shikimin dhe të mësonte të ecte me ndihmën e operacioneve.
Erliene Kelley
Familja e 83-vjeçares Erliene Kelley mësoi vonë të enjten se ajo ishte mes viktimave.
Mbesa e Kelley, Briana Navarro tha se gjyshja e saj ishte “e bindur” se ajo nuk donte të evakuohej sepse zjarret e mëparshme nuk kishin arritur kurrë në shtëpinë e tyre në Altadena.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Erdogan ultimatum separatistëve kurdë në Siri: Dorëzohuni ose do t’iu fshijmë ‘nga faqja e dheut’
Zuckerberg: Biden na bënte presion që të mos publikojmë lajme rreth efekteve anësore të vaksinave kundër COVID-19
Azerbajxhani pezullon dërgimin e gazit në Serbi
Çfarë do të thotë nocioni zjarri është nën kontroll?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali