BDI: LSDM nuk po vepron si opozitë, është vendosur në shërbim të OBRM-PDUKM-së
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj politikës aktuale të LSDM-së, e që sipas tyre është në funksion të OBRM-PDUKM-së.
Nga BDI thonë se LSDM në vend që të veprojë si parti opozitare, po vepron si parti e kapur nga që nuk guxon ta sfidojë realitetin.
BDI thonë se shqiptarët nuk do të lejojnë të jenë kurban i pazareve politike, ndaj LSDM duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta.
Reagimi i plotë:
A ka filluar të materializohet marrëveshja Mickoski-Zaev – margjinalizimi i shqiptarëve si shkëmbim për amnisti, e ndërmjetësuar nga Koço Angjushev?
Sjellja e LSDM-së sot duket gjithçka, përveç asaj të një partie opozitare ndaj OBRM-PDUKM-së. Në vend që të luftojë qeverinë aktuale, LSDM po vepron si një parti e “kapur”, e cila nuk guxon të sfidojë realisht pushtetin, por vetëm sa e legjitimon atë me heshtjen dhe pajtueshmërinë e saj.
Ky transformim nuk është i rastësishëm. Marrëveshja e pashpallur mes Mickoskit dhe Zaevit, me ndërmjetësimin e oligarkut Angjushev, ka një qëllim të qartë: të sigurojë imunitet në këmbim të një qeverisjeje që eliminon ndikimin politik të shqiptarëve.
A nuk është pikërisht kjo arsyeja pse LSDM nuk kundërshton fuqizimin e elementeve të “botës serbe” në Maqedoni?
Pse nuk reagon ndaj politikave që synojnë të reduktojnë rolin politik dhe ekonomik të shqiptarëve?
Pse nuk ka asnjë kritikë ndaj shkeljes së balancave etnike, përjashtimit të shqiptarëve nga institucionet dhe prishjes së mekanizmave të përfaqësimit?
LSDM nuk është më një opozitë, por një garant i heshtur i një projekti që i shërben vetëm dy grupeve: OBRM-PDUKM-së dhe atyre që kërkojnë të kthejnë pas procesin e barazisë politike dhe ekonomike të shqiptarëve.
Por LSDM nuk mund t’i ikë përgjegjësisë së saj historike.
Si një parti që pretendon të jetë e majtë, ajo duhet t’i rikthehet identitetit të vet ideologjik dhe të mbrojë parimet mbi të cilat është ndërtuar: barazinë qytetare, përfaqësimin e drejtë, mundësitë e barabarta dhe progresin shoqëror.
Heshtja dhe nënshtrimi ndaj agjendave nacionaliste nuk janë rruga e së majtës – janë rruga e degradimit të saj përfundimtar.
Shqiptarët nuk do të lejojnë që të përdoren si kurban në pazaret e fshehta politike.
Dhe as qytetarët maqedonas që besojnë në barazi dhe drejtësi nuk duhet ta lejojnë këtë.
Ata që sot heshtin përballë këtij skenari të rrezikshëm, nesër do të mbajnë përgjegjësi për pasojat e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Çka janë hemorroidet, cilat janë simptomat dhe si trajtohen?
Haradinaj nis fushatën nga Prekazi: Nga këtu nisemi për Kosovën fituese me numrin 137
Hamza: S’do të ketë tarifa doganore për veturat elektrike, do u japim subvencione atyre që instalojnë stacione të mbushjes
Policia dhe FSK nisin operacionin e kërkimit për Arban Hisarin, i zhdukur nga 24 dhjetori
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles