Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka reaguar pas verdiktit gjyqësor rreth blerjes së heshtjes të aktores së filmave pornografik, Stormy Daniels.
Trump nuk do të shkojë në burg ose nuk do të paguajë gjobë pasi është dënuar për pagesa sekrete ndaj yllit të filmave për të rritur, ka vendosur një gjykatës, por vendimi i fajësisë do të mbetet në rekordin e tij.
“Demokratët radikalë kanë humbur një tjetër gjueti shtrigash të mjerueshme dhe joamerikane”, shkroi ai rrjetin social Truth Social.
Trump argumentoi se “nuk kishte kurrë një çështje”.
“Juria e vërtetë, Populli Amerikan, ka folur, duke më rizgjedhur me një mandat dërrmues në një nga zgjedhjet më të rëndësishme në histori. Siç e ka parë populli amerikan, kjo ‘çështje’ nuk kishte krim, as dëme, as prova, as fakte, as ligj, vetëm një gjyqtar shumë i anshëm, një dëshmitar kryesor që është i përjashtuar nga profesioni, i turpëruar, gënjeshtar i përsëritur dhe një ndërhyrje kriminale në zgjedhje”, tha 78-vjeçari.
“Ngjarja e sotme ishte një farsë e neveritshme dhe, tani që ka përfunduar, ne do ta apelojmë këtë mashtrim, i cili nuk ka asnjë bazë, dhe do të rivendosim besimin e amerikanëve në sistemin tonë të dikurshëm të madh të drejtësisë”, shtoi ai.
Ndryshe, gjykatësi në Manhatan, Juan M. Merchan, ka mundur që ta dënojë republikanin 78-vjeçar deri me 4 vjet burgim. Por, ai zgjodhi që të mos shqiptonte asnjë ndëshkim ndaj presidentit të zgjedhur të SHBA-së.
Trumpi u shpall fajtor në maj të vitit të kaluar nga një gjykatë në Nju Jork për të gjitha 34 akuzat me të cilat përballej për falsifikimin e regjistrave biznesore të kompanisë, duke u bërë presidenti apo ish-presidenti i parë amerikan që dënohej për një vepër penale.
Trumpi ishte shpallur fajtor për falsifikimin e regjistrave biznesore për të ndikuar jashtëligjshëm në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, përmes pagesave për heshtjen e një aktoreje të pornografisë, e cila tha se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të.
Ai ngarkohej me 34 akuza penale, përfshirë për falsifikimin e 11 faturave, 12 kuponëve dhe 11 çeqe, për ta fshehur pagesën në vlerë prej 130.000 dollarëve që ia kishte bërë Stormy Danielsit për ta blerë heshtjen e saj në lidhje me pretendimet e saj se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Trumpin më 2006. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles
Çfarë nënkuptojnë sanksionet amerikane për Industrinë Serbe të Naftës?
Arrestohet një i dyshuar për ndezjen e zjarrit në Los Angeles
Kryeministri i Grenlandës, Edege: Jam i gatshëm të flas me Trumpin
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles