LAJMI I FUNDIT:

Mexhiti-Kasami: Po investojmë në Tetovë dhe po mundësojmë zhvillim të përshpejtuar dhe zgjidhje të problemeve të qytetarëve

Mexhiti-Kasami: Po investojmë në Tetovë dhe po mundësojmë zhvillim të përshpejtuar dhe zgjidhje të problemeve të qytetarëve

Zv. kryeministri Izet Mexhiti sot ka takuar kryetarin e Komunës së Tetovës, ku u diskutua për projektet që janë ndarë për këtë komunë nga Qeveria dhe konkretisht nga Ministria e Mjedisit. Disa nga projektet janë në fazë realizimi, ndërsa për disa prej tyre procedurat tashmë kanë nisur.

“Në këtë drejtim, Mexhiti informoi se në Buxhetin për vitin 2025 të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor janë ndarë mjete për komunën e Tetovës për rikonstruimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Poroj, me vlerë prej 25 milionë denarësh dhe vendosjen e gardhit mbrojtës në lumin Shkumbin, në pjesën e papërfunduar në Tetovë, me vlerë prej 9 milionë denarësh.

Gjithashtu, me fondet e siguruara nga Banka Evropiane e Investimeve është planifikuar që në vitin 2025 të fillojë realizimi i projektit rikonstruimin i gypit të ujësjellësit për furnizimin me ujë të qytetit të Tetovës, në vlerë prej 64 milionë denarë.


Nga Programi për shfrytëzimin e mjeteve për dotacione kapitale për njësitë e vetëqeverisjes lokale për projektet infrastrukturore në fushën e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor për vitin 2024, komunës së Tetovës i janë ndarë mjete për realizimin e këtyre projekteve për të cilët pritet lidhja e marrëveshjeve me furnizuesin më të volitshëm: Rikonstruimi dhe zgjerimi i rrjetit primar të ujësjellësit për vendbanimin “JashtëVardarit” në Tetovë me vlerë të përgjithshme diçka më shumë se 15 milionë denarë dhe Rikonstruksioni i gypit të ujësjellësit të sistemit për furnizim me ujë të qytetit të Tetovës nga burimi i Kodrës së Diellit deri te rezervuari në Tetovë, në vlerë prej 65,5 milionë denarë ndërsa vlera e përgjithshme për realizimin e projektit është 140.780.000 denarë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mjedisit.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori