Qytetarët e Kosovës duket të jenë konsumues të mëdhenj të produkteve të mishit. Nëse shikohen shifrat zyrtare të Doganës së Kosovës, mund të krijohet përshtypja se qytetarët hanë vetëm mish.
Vetëm brenda vitit që lamë pas, Kosova ka importuar 52 milionë e 916 mijë kilogramë mish nga vende të ndryshme të botës. Ndërsa, edhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës tregojnë për sasinë e asgjësimit të mishit më 2024 dhe sa janë të angazhuar për të siguruar cilësinë e këtij produkti për qytetarët.
Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, vlera e importit të mishit për vitin 2024 ishte mbi 117 milionë euro.
Dogana liston mishin në vendin e 12-të sa i përket produkteve më të importuara përgjatë vitit.
Krahasuar me vitin 2023, sasia e importit të produkteve të mishit nuk ka ndryshuar shumë, mirëpo vlera e tij po. Për më shumë se 10 milionë euro është më e lartë vlera e importit të mishit në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023. Kjo ngritje duket të jetë si rrjedhojë e inflacionit nga vendet e origjinës.
Në një përgjigje për KosovaPress, Dogana e Kosovës thotë se në vitin 2023 janë importuar 52 milionë e 688 mijë kilogramë mish në vlerë 106 milionë euro.
“Më 2024, Kosova ka importuar mish 52 milionë e 916 mijë e 754 kilogram mish, në vlerë 117 milionë e 572 mijë e 20 euro”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga Dogana e Kosovës.
Ndërsa, në vitin 2017 sasia e importit të mishit ishte rreth 40 milionë kilogram.
Por, sa ka siguri për ushqimin e mishit?
Sipas zëdhënësit të AUV, Lamir Thaçi, në secilin rast, kur inspektori, apo ekipi inspektues ka vlerësuar se një produkt nuk i plotëson kriteret ligjore për tregtim dhe konsum ka vendosur që produkti të asgjësohet.
Thaçi thotë se nga janari deri më 1 dhjetor 2024, AUV ka asgjësuar mish dhe produkte mishi në sasi 460,669 kilogram. Përveç kësaj, AUV ka asgjësuar në këtë periudhë peshk në sasi 40,505 kg.
Sipas tij, lloji mishit që është asgjësuar më së shumti është mish gjedhi.
“Me qellim qe të pamundësohet çfarëdo keqpërdorimi i mundshëm. Të gjitha vendimet për asgjësime të produkteve janë nxjerrë duke respektuar procedurat ligjore. Produktet e asgjësuar për ketë vite janë me sa vijon: Mish dhe produkte mishi ne sasi 460,669 kg, si dhe peshk në sasi 40,505.86 kg”, thotë ai.
Sipas Thaçit, në secilin rast kur janë gjetur produkte jo të rregullta, janë iniciuar procedura ndëshkimore. Nga inspektorati veterinar janë 8 procedura per kundërvajtje. Ndërsa në total, nga inspektorati fitosanitar bazuar ne gjetjet janë shqiptuar 60 fletëparaqitje. Kurse, nga inspektorati veterinar si inicime në gjykatat kompetente janë dorëzuar 103 raste.
Përveç kësaj, çmimi mestar i mishit të gjedhit më 2024 ka arritur rekordin e ri të ngritjes në 10 vitet e fundit në Kosovë. Çmimi mesatar për një kilogram mish gjedhi në vend ka arritur në 8.98 euro – cent në nëntor të këtij viti, një rritje prej 2 euro e 50 centë për kilogram ose 38.46 për qind më shtrenjtë krahasuar me vitin 2014, kur ky çmim ishte 6.48 euro – centë.
Çmimi i mishit nëpër disa mishtore në vend ka arrit këtë vit edhe deri në 10 euro për kilogram.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova