LAJMI I FUNDIT:

Mbyllja e dy institucioneve paralele serbe në veri – intervistohen dy persona, policia tregon se çfarë konfiskoi në vend ngjarje

Mbyllja e dy institucioneve paralele serbe në veri – intervistohen dy persona, policia tregon se çfarë konfiskoi në vend ngjarje

Dy objekte tjera paralele janë mbyllur të mërkurën në veri të Mitrovicës. Policia e Kosovës gjatë një aksioni të zhvilluar mbylli Administratën Tatimore, e cila funksiononte në kuadër të sistemit të Serbisë, si dhe kompaninë e sigurimeve “Dunav Osiguranje”, për shkak të dyshimeve se punonte pa licencë.

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth mbylljes së këtyre dy institucioneve paralele serbe.

Në rastin e parë të mbylljes së Administratës Tatimore, policia ka njoftuar se një person është shoqëruar në polici nën dyshimin për falsifikim të dokumentit, dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.


“Lidhur me rastin e lartcekur një person është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, objekti është mbyllur, ndërsa dokumente janë sekuestruar deri në një vendim tjetër të prokurorit”, thuhet në raportin e policisë.

Policia me aksion në veri të Mitrovicës, mbyllet zyra paralele tatimore e Serbisë
Lexo po ashtu Policia me aksion në veri të Mitrovicës, mbyllet zyra paralele tatimore e Serbisë

Edhe në rastin e mbylljes së kompanisë së sigurimeve “Dunav Osiguranje”, është shoqëruar në polici një person nën dyshimin për keqpërdorim të autorizimimeve ekonomike.

Pas konsultimeve me prokurorin, është realizuar një bastisje në një lokacion, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar dy shtëpiza kompjuterike, një laptop, një vulë, dokumente të ndryshme dhe sende të tjera.

“Pas përfundimit të kontrollit një lokal është mbyllur dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

Lidhur me këtë rast, nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), në një përgjigje për Telegrafin deklaruan se kompania e cila është përfshirë në hetime nuk kishte licencë për operim në territorin e Kosovës.

“Në përgjigje ndaj informatës zyrtare nga Policia për dyshimin nëse operon me ose pa licencë një kompani sigurimi, BQK në kuadër të mandatit të saj ka informuar se një kompani e tillë nuk ka licencë për operim në Kosovë dhe sipas nenit 5 (par. 1 dhe 4) të Ligjit për Sigurime (Nr. 05/L-045), asnjë person s’mund të operojë pa licencë”, thuhej në përgjigjen e BQK-së.

BQK konfirmon mbylljen e kompanisë së sigurimeve "Dunav Osiguranje" në veri, thotë se operonte pa licencë në Kosovë
Lexo po ashtu BQK konfirmon mbylljen e kompanisë së sigurimeve "Dunav Osiguranje" në veri, thotë se operonte pa licencë në Kosovë

Mbyllja e tyre është vazhdim i aksioneve për mbylljen e institucioneve të Serbisë në Kosovë, të cilat autoritetet zyrtare të Prishtinës i konsiderojnë “të paligjshme”.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka shkruar në profilin e tij në Facebook se “aktiviteti ilegal i Agjencionit Tatimor të Serbisë do të hetohet nga të gjithë mekanizmat tanë institucional, ndërsa ne do të vazhdojmë të luftojmë çdo paralelizëm kriminal të Serbisë përballë institucioneve tona”.

“Ky institucion ka mbledhur ilegalisht mjete financiare nga qytetarë e subjekte që jetojnë e veprojnë në Republikën e Kosovës. Haraçi është i dënueshëm dhe rreptësisht i ndaluar për këdo që e zhvillon atë”, tha ai.

Kosova filloi mbylljen e institucioneve serbe në janar të vitit 2024 dhe deri më tani janë mbyllur një numër komunash paralele serbe dhe institucioneve tjera ilegale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori