LAJMI I FUNDIT:

Shala: Bojkoti i emisioneve nga LVV-ja, shkak i mungesës së rezultateve në qeverisje

Shala: Bojkoti i emisioneve nga LVV-ja, shkak i mungesës së rezultateve në qeverisje
Kujtim Shala nga LDK-ja e ka cilësuar bojkotin e emisioneve nga LVV-në si një përpjekje për të fshehur mungesën e rezultateve në qeverisje, duke penguar kështu ballafaqimin me opozitën.

Shala ka theksuar rëndësinë e debateve televizive  që përfaqësuesit politikë të përballen me njëri-tjetrin dhe t’u japin mundësi qytetarëve të dëgjojnë pikëpamjet e ndryshme.

Ai ka shtuar se duke mos debatuar në këto emisione do të ishte një humbje e madhe për procesin zgjedhor dhe do të pengonte transparencën e Qeverisë.

“Është problematik, pasi studiot televizive na japin rastin që të ballafaqohemi, pra ne si përfaqësues të subjekteve pulitke opozite dhe qytetarët kanë interes që të ballafaqojnë pikëpamjet me përfaqësuesit e Qeverisë, pra programet tona pasta të flasim për mandatin qeverisës dhe kjo është mundësia e vetme. Kjo i bie që ne nuk mund të debatojmë në asnjë rast gjatë këtyre ditëve të fushatës parazgjedhore me përfaqësuesit e shumicës së tanishme dhe kjo do të jetë një mungesë shumë e madhe”, ka deklaruar ai.


Sipas tij, bojkotimi i mediave nga ana e tyre është shkak i mungesës së rezultateve të qeverisjes.

“Kjo ka shumë arsye, por arsyeja themelore është mungesa totale e rezultateve të qeverisë , dhe refuzimi apo etiketimi i disa mediave hap rrugë për një shmangie të një debati të vërtetë  në të cilin Qeveria do ta donte se do të dilte shumë keq”, ka deklaruar Shala. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori