LAJMI I FUNDIT:

Ergys Kaçe largohet nga Gjilani pa lënë gjurmë

Ergys Kaçe largohet nga Gjilani pa lënë gjurmë

Mesfushori i njohur shqiptar, Ergys Kaçe, e ka mbyllur aventurën e tij te Gjilani pas vetëm gjashtë muajsh.

Kaçe nuk arriti që të gjejë vetën në futbollin e Kosovës, duke arritur të luajë vetëm në disa ndeshje.

Ka qenë klubi i Gjilani që ka konfirmuar largimin e lojtarit, duke cilësuar se kjo është bërë me marrëveshje të dyanshme.


“Sport Club Gjilani njofton se ka mbyllur me mirëkuptim bashkëpunimin me futbollistin Ergys Kaçe”.

“Me marrëveshje të dyanshme palët kanë rënë dakord të përfundojnë atë që kishin nisur në këtë edicion”.

“Klubi falënderon futbollistin për kontributin e dhënë me fanellën ‘kuqebardh’ dhe gjithashtu i uron shumë suksese në karrierën e tij sportive”, thuhet një njoftimin e klubit.

Kaçe ka luajtur për PAOK, Viktoria Plzen, Panathinaikos, AEL, Aris, Partizani, Volos dhe Kalamta.

Ai ka 25 paraqitje për Shqipërinë, ndërsa ka shënuar edhe dy gola. /Telegrafi/