LAJMI I FUNDIT:

Blinken: Pushtimi i Grenlandës “nuk do të ndodhë”

Blinken: Pushtimi i Grenlandës “nuk do të ndodhë”

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken, hodhi poshtë të mërkurën komentet e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për dëshirën për të marrë nën kontroll Grenlandën si një ide e keqe që nuk ia vlen të diskutohet.

“Ideja e shprehur për Grenlandën nuk është e mirë, nuk do të ndodhë dhe nuk është një ide për të cilën duhet të humbim kohë duke folur”, citohet të ketë thënë Blinken gazetarëve gjatë një vizite në Paris, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ky ishte udhëtimi i tij i fundit jashtë vendit përpara se të largohej nga detyra.


Trump shkaktoi bujë të martën kur deklaroi se nuk do të përjashtonte përdorimin e detyrimit ekonomik ose ushtarak për të fituar kontrollin e Groenlandës, një vend brenda Mbretërisë së Danimarkës ose Kanalit të Panamasë.

Duke qëndruar përkrah ministrit të Jashtëm francez Jean-Noël Barrot, Blinken tha se SHBA-të ishin “më të forta” dhe “më efektive” kur punojnë me aleatët në vend që “të thonë dhe të bëjnë gjëra që i largojnë ata”, shtoi ai.

Ndërsa kur u pyet nga gazetarët për miliarderin e teknologjisë, Elon Musk, që po futet në mënyrë të diskutueshme në politikën evropiane, Blinken refuzoi të komentojë.

Musk së fundmi ka sulmuar kryeministrin britanik Keir Starmer dhe ka mbështetur publikisht partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë përpara zgjedhjeve të parakohshme muajin e ardhshëm.

Blinken tha se Musk dhe “qytetarë të tjerë privatë në [SHBA] mund të thonë atë që duan ose besojnë dhe të gjithë të tjerët mund të nxjerrin përfundimet e tyre”.

Por Musk, i cili zotëron SpaceX, Tesla dhe X, ka qenë një këshilltar kryesor i presidentit të zgjedhur.

Trump caktoi Musk dhe sipërmarrësin Vivek Ramaswamy për të udhëhequr një konsulencë të jashtme për uljen e kostove të quajtur Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pesë presidentët e gjallë të SHBA-së fotografohen së bashku në funeralin e Jimmy Carter

Pesë presidentët e gjallë të SHBA-së fotografohen së bashku në funeralin e Jimmy Carter

Amerika
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Amerika
Trump dhe Obama shihen së bashku në funeralin e Carter, pamjet që po bëjnë bujë në rrjete sociale

Trump dhe Obama shihen së bashku në funeralin e Carter, pamjet që po bëjnë bujë në rrjete sociale

Amerika
Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zjarret në Kaliforni

Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zjarret në Kaliforni

Amerika
Zjarri kërcënon simbolet e Hollivudit, duke u djegur gjithçka pranë shkronjave ikonike

Zjarri kërcënon simbolet e Hollivudit, duke u djegur gjithçka pranë shkronjave ikonike

Amerika
Netanyahu i ftuar në përvjetorin e Aushvicit, a do ta zbatojë Polonia urdhrin ndërkombëtar për arrestimin e tij?

Netanyahu i ftuar në përvjetorin e Aushvicit, a do ta zbatojë Polonia urdhrin ndërkombëtar për arrestimin e tij?

Botë
Kalo në kategori