LAJMI I FUNDIT:

Shkupi tre ditë me radhë i pari në Europë për ndotje, masa për Strumicën

Shkupi tre ditë me radhë i pari në Europë për ndotje, masa për Strumicën

Për të tretën ditë me radhë, Shkupi vazhdon të jetë qyteti më i ndotur në Europë. Me indeks që kalon shumë fishin e kufirit, ajri në Shkup këto ditë është futur në kategorinë e kuqe, përkatësisht në kategorinë e ajrit të “pashëndetshëm”. Sipas platformës që mat cilësinë e ajrit në gjithë botën në kohë reale, IQ AIR, ndotësit kryesor në Shkup janë grimcat PM 2,5, koncentrimi i të cilave është 84,4 mikrogramë për metër kub, si dhe grimcat PM 10, të cilat janë me koncentrim prej 152,2 mikrogramë për metër kub.

Niveli më i lartë i ndotjes është regjistruar në Qendër, Lisiçe, Gazi Babë dhe Kisella Vodë. Përpos Shkupit, ndotje e lartë e ajrit ditëve të fundit është regjistruar edhe në vende të tjera të shtetit, si Miladinovc, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Kërçovë. Ndërkaq, Strumica vazhdon të jetë qyteti më i ndotur në vend, ku niveli i ndotjes së ajrit sot kategorizohet në grupin “shumë i pashëndetshëm”.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se në Strumicë gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme, është tejkaluar pragu i alarminit për grimcat suspenduese me madhësi deri në 10 mikrometra. Në këtë drejtim, ministria ka marrë masa kundër ndotjes në këtë qytet.


“Intensifikimi i inspektimeve të jashtëzakonshme në instalacione me A-Leje Ekologjike të Integruar. Intensifikimi i inspektimeve të jashtëzakonshme në terren për kontrollin e instalacioneve me B-Leje Ekologjike të Integruar, si dhe Elaborate. Instalacionet me monitorim të vazhdueshëm të mundësojnë akses publik të të dhënave nga matjet. Intensifikimi i kontrollit të jashtëzakonshëm të funksionimit teknik të makinave, sidomos atyre me naftë dhe makinave të pa regjistruara. Intensifikimi i kontrollit të jashtëzakonshëm në kantieret e ndërtimit”, thonë nga Ministria e Mjedisit Jetësor.

Po ashtu, ministria rekomandon që, të gjithë subjektet juridike të lirojnë nga puna gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, ata që kanë pasur infarkt miokardik ose goditje në tru, të gjithë subjektet juridike të riorganizojnë orarin e punës dhe personat që punojnë në natyrë të punojnë nga ora 11:00 deri në 17:00 si dhe rekomandohet të mos organizohen gara sportive dhe aktivitete kulturore në natyrë.

Në trend Lajme

Më shumë
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Lajme
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Drejtësi
Keith Self në krye të Nënkomitetit për Evropën, Kurti shpreh mirënjohje

Keith Self në krye të Nënkomitetit për Evropën, Kurti shpreh mirënjohje

Lajme
Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it

Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it

Lajme
Kalo në kategori