LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e 12-vjeçarit nga Maliqi, familjarët akuza mjekëve

Vdekja e 12-vjeçarit nga Maliqi, familjarët akuza mjekëve

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ku një 12 vjeçar humbi jetën në spitalin e Tiranës familjarët jashtë kamerave kanë deklaruar se vogëlushi ka qenë i shëndetshëm dhe nuk ka pasur probleme shëndetësore.

Ata hedhin akuza ndaj mjekëve teksa shtojnë se pasi e kanë sjellë në Tiranë, djali është shtuar në pavionin e Covid, ndërsa thonë se ai duhej të ndiqej në reanimacion, raporton Top Channel.

“Djali ka qenë i shëndetshëm, nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor më parë, merrej me aktivitet sportiv.


Në fund të dhjetorit ka shkuar në spitalin e Korçës me simptoma të gripit (me të vjella dhe temperaturë të lartë), është trajtuar në spitalin e Korçës në reanimacion.

Ditën e djeshme e kemi çuar urgjent në Tiranë dhe na i shtruan në pavionin e Covid, djali tonë nuk ishte për aty ata duhet ta ndiqnin në reanimacion.

U shtrua aty dhe filloi të kishte të vjella të pandërprera, ja komunikoja këtë infermieres dhe më thoshte ‘nuk ka mundësi’.

Djalin nuk e trajtuan siç duhej, në një moment ai shtrëngon gjoksin fort aty e marr në krah për ta çuar tek urgjenca e pediatrisë dhe rrugës djali më mbaroi në krahë.

Ajo çfarë na thanë mjekët është se pësoi arrest kardiak, a mundet që nga një virozë djali të humbasë jetën?!

Nuk vuante as nga diabeti as nga zemra por nga mjekimet e shumta diabeti ditën e fundit i shkoi 200.

Jemi të tronditur dhe gjërat nuk duam t’i çojmë më tej, na respektoni në dhimbjen tonë”, kanë deklaruar familjarët.

Ndërkohë në lidhje me ngjarjen policia është duke punuar për zbardhjen e rrethanave të ngjarjet me dëshmitë e marra nga familjarët por këta të fundit kanë sqaruar gjithashtu se nuk kanë pranuar të kryhet ekspertizë mjekoligjore, raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Lajme
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
PZAP hedh poshtë ankesën e LVV-së për anulimin e certifikimit të Listës Serbe

PZAP hedh poshtë ankesën e LVV-së për anulimin e certifikimit të Listës Serbe

Politikë
Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it

Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it

Lajme
Kalo në kategori