LAJMI I FUNDIT:

Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit pritet të vizitojë Shqipërinë

Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit pritet të vizitojë Shqipërinë

Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard Verma, do të zhvillojë një tur 5-ditor takimesh në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, nisur nga e mërkura.

Zyrtari i lartë amerikan do të pritet nga kryeministri Edi Rama. Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se në thelb të diskutimeve do të jenë përparimi i Shqipërisë në drejtim të demokracisë, mbrojtja si dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik.

Me administratën Biden që ia kalon stafetën asaj Trump më 20 janar, Zëvendës Sekretari amerikan pritet të shprehë falënderime ndaj Qeverisë së Shqipërisë për strehimin e refugjatëve afganë në Manëz.


Në Kosovë e Serbi, zyrtari amerikan do të diskutojë kryesisht për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. /Telegrafi/