LAJMI I FUNDIT:

PDK të shtunën hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit, thotë se do të mbajë mbi 1,700 tubime

PDK të shtunën hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit, thotë se do të mbajë mbi 1,700 tubime

Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur sot një konferencë për media, ku janë prezantuar planet dhe vizioni për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit.

Sekretarja e Përgjithshme e këtij subjekti, Vlora Çitaku tha se PDK-ja është mobilizuar dhe e përgatitur për të udhëhequr Kosovën drejt një të ardhmeje më të mirë.

“Kandidatët tanë dhe strukturat tona në terren kanë punuar pareshtur për t’u siguruar se çdo qytetar do të përfaqësohet denjësisht”, tha Çitaku.


Çitaku njoftoi se gjatë fushatës, PDK-ja do të mbajë mbi 1,700 tubime me qytetarët anembanë Kosovës, ku do të prezantohet programi dhe vizioni i saj.

Ajo gjithashtu ftoi qytetarët të marrin pjesë në hapjen zyrtare të fushatës, më 11 janar në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke e cilësuar këtë aktivitet si një festë e unitetit dhe shpresës.

Sekretarja e Përgjithshme njoftoi gjithashtu se Blerand Stavileci është caktuar si zëdhënës zyrtar i fushatës, i mbështetur nga nënkryetarja Besianë Musmurati.

“Angazhimi ynë për transparencë dhe bashkëpunim me mediat do të jetë prioritet. Vlerësojmë lart rolin e gazetarëve në demokracinë tonë dhe premtojmë bashkëpunim të plotë gjatë gjithë fushatës”, tha zëdhënësi zyrtar i fushatës, Blerand Stavileci.

Ai theksoi se këto zgjedhje janë një mundësi për ta formësuar të ardhmen e Kosovës dhe për të adresuar nevojat reale të qytetarëve.

Kujtojmë se PDK në zgjedhjet e 9 shkurtit mban numrin 131 në fletëvotim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar

Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar

Lajme
Biden zgjeron fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit në Ballkanin Perëndimor

Biden zgjeron fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Hoxha: Bojkotimi i disa mediave nga Vetëvendosje taktizim i domosdoshëm

Hoxha: Bojkotimi i disa mediave nga Vetëvendosje taktizim i domosdoshëm

Politikë
Analiza e Friedrich Naumann: Vuçiq po përhap narrativë proruse dhe antiperëndimore, synon Serbinë e Madhe

Analiza e Friedrich Naumann: Vuçiq po përhap narrativë proruse dhe antiperëndimore, synon Serbinë e Madhe

Lajme
Tahiri-Beqa: Shqetësuese pjesëmarrja e zyrtarëve policorë në tubime politike

Tahiri-Beqa: Shqetësuese pjesëmarrja e zyrtarëve policorë në tubime politike

Lajme
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori