LAJMI I FUNDIT:

Ish-drejtori i zyrës për media në presidencën siriane zbulon detaje të arratisjes së al-Assadit dhe lutjen e fundit drejtuar Putinit

Ish-drejtori i zyrës për media në presidencën siriane zbulon detaje të arratisjes së al-Assadit dhe lutjen e fundit drejtuar Putinit

Kamel Saqr, ish-drejtor i zyrës së mediave në presidencën siriane ka zbuluar informacione të reja rreth orëve të fundit të presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad para arratisjes së tij në Rusi, si dhe takimit të tij të fundit me presidentin rus Vladimir Putin.

Në një podcast të prodhuar nga Al Arabiya, Saqr përshkroi rrugën që ai beson se al-Assad mori për t’u arratisur ndërsa forcat e opozitës fituan në terren dhe po i afroheshin kryeqytetit Damask, përcjell Telegrafi.

“Mendoj se ishte nga aeroporti i Damaskut nëpërmjet një aeroplani privat…”, tha Saqr.


Sipas tij, rruga e parë ishte Aeroporti Ndërkombëtar i Damaskut për në bazën ajrore Hmeimim të drejtuar nga Rusia.

Ai beson se al-Assad priti në bazë “për disa orë” derisa fluturimi i tij për në Moskë – pjesa e dytë e rrugës – u sigurua.

“Informacionet e mia tregojnë se ai qëndroi në bazë për disa orë derisa aeroplani u sigurua – dhe u siguruan ngritja dhe fluturimi i tij për në Moskë”, ka thënë Saqr.

Rusët dyshohet se e kishin siguruar operacionin sepse atasheu ushtarak rus u takua me al-Assad brenda dy orëve të fundit para arratisjes së tij, sipas ish-shefit të medias.

Saqr beson se të tjerë shoqëruan presidentin e rrëzuar, duke përfshirë ministrin e çështjeve presidenciale, ministrin e mbrojtjes dhe shefin e shtabit të al-Assad.

“Përtej kësaj, nuk e di”, shtoi ai.

Ndërsa kur u pyet nëse djali i al-Asadit ishte me të, Saqr tha se të dy djemtë e tij, Hafez dhe Karim, duhet ta kenë shoqëruar gjithashtu, përcjell Telegrafi.

“Me siguri Hafezi dhe Karimi [ishin me të]”, tha ai. “Karim u kthye me ne në të njëjtin aeroplan që morëm nga Moska një javë më parë. Sa i përket Hafezit, nuk e di kur ka ardhur, ndoshta ka ardhur dy ditë më vonë”.

Takimi i fundit i al-Assad me Putinin

Në fund të nëntorit, pak më shumë se një javë përpara se forcat e opozitës të rrëzonin regjimin e al-Assad, presidenti i rrëzuar ishte në Moskë, ku ai gjithashtu kishte një takim të planifikuar me Putinin.

Saqr tha se al-Assad i tha atij se gjatë takimit të tij me Putinin, ai kërkoi ndihmën e Rusisë për të ndihmuar Iranin të transportonte pajisje dhe mbështetje për të forcuar mbrojtjen e regjimit kundër opozitës.

“Kërkesa e Bashar al-Assad drejtuar Putinit ishte që ai personalisht të merrej me transportin e sigurt ajror të nevojshëm për të ofruar ndihmë ushtarake për të mbështetur ose ndaluar përparimin e opozitës siriane”, thotë Saqr.

Al-Assad dyshohet se i tha Saqr se Putini kishte “takuar menjëherë shefin e tij të shtabit dhe kishte kërkuar që të bëheshin përgatitjet që Garda Revolucionare Islamike e Iranit të transportonte çdo gjë të nevojshme përmes bazës Hmeimim”.

Megjithatë, Irani më vonë i tha presidentit të rrëzuar se ata nuk kishin marrë asnjë konfirmim ose “sinjale për të vazhduar me lëvizjen e aeroplanëve iranianë në bazën Hmeimim [ose për të] fluturuar nëpër hapësirën ajrore të Irakut për në bazë”.

Moska u pyet rreth kësaj përgjigje të Iranit, por “asnjë përgjigje nuk erdhi”.

Kur u pyet nëse ky ishte një “mashtrim i Putinit”, Saqr tha, “nuk ka asnjë shpjegim tjetër”.

Ish-shefi i medias vazhdoi të shpjegoi se si kishte një “shenjë” gjatë takimit të al-Assad me Putinin që tregonte se “diçka nuk ishte në rregull”.

“Zakonisht gjatë takimeve të tilla, lëshohet një deklaratë e përbashkët për shtyp”, kujton Saqr.

Megjithatë, asnjë deklaratë nuk pasoi këtë takim, pavarësisht se detajet u “zbuluan” dhe raportimet që qarkullonin në kanalet ruse të Telegramit.

Saqr tregoi se kishte përgatitur një deklaratë për shtyp dhe ia kishte dërguar palës ruse, ndërsa ai priste udhëzimet se si të vazhdonte.

“Kjo ishte të premten në mbrëmje… na u kërkua të prisnim një orë, pastaj një orë tjetër”, kujton më tej Saqr. “Pala ruse më pas tha se çështja do të zgjidhej mëngjesin tjetër”.

“Të shtunën në mëngjes, Bashar al-Assad më informoi se presidenti rus kishte dërguar dikë në rezidencën e tij në hotelin Four Seasons në Moskë për ta informuar atë se [Putini] preferonte të mos njoftonte vizitën. Kjo erdhi nga presidenti rus”, tha Saqr. “Ky ishte fundi i çështjes”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mbreti danez ndryshoi stemën mbretërore pas njoftimeve dhe mesazheve të Trump për Grenlandën

Mbreti danez ndryshoi stemën mbretërore pas njoftimeve dhe mesazheve të Trump për Grenlandën

Evropa
Blinken: Pushtimi i Grenlandës

Blinken: Pushtimi i Grenlandës "nuk do të ndodhë"

Amerika

"Nuk jemi në një pazar këtu": Politikanët gjermanë reagojnë rreth kërkesës së re të Trump për shpenzimet e mbrojtjes

Evropa
Pse Trump është kaq i interesuar për ishullin më të madh në botë?

Pse Trump është kaq i interesuar për ishullin më të madh në botë?

Amerika
Momenti kur një fëmijë

Momenti kur një fëmijë "mbeti i varur në një ski-lift" përpara se të bie rreth 12 metra poshtë

Azia
Dy burra dhe qeni i tyre shihen të bllokuar në shtëpi, ndërsa “zjarri apokaliptik i Los Anxhelosit” shpërthen rreth tyre

Dy burra dhe qeni i tyre shihen të bllokuar në shtëpi, ndërsa “zjarri apokaliptik i Los Anxhelosit” shpërthen rreth tyre

Amerika
Kalo në kategori