Kurti dhe Rizvanolli morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të 220 kontratave të punëtorëve të rinj në KEK
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të 220 kontratave të punëtorëve të rinj në Korporatën Energjetike të Kosovës, në Termocentralin Kosova B.
Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e kryeministrit ku ndër të tjera thuhet se Kurti fjalën e filloi me falënderime dhe mirënjohje për të gjithë të angazhuarit pas sulmit në kanalin Ibër – Lepenc.
Ai po ashtu pos sfidave përmendi edhe sukseset, me ç’rast në dy vitet e fundit në KEK janë pranuar në punë 525 punonjës të rinj, ndërsa sot KEK-ut iu shtuan edhe 220 të rinj në Divizionin e Qymyrit.
“Me shtimin e punonjësve në prodhim, e sigurojmë operimin e KEK-ut edhe për dy dekadat e ardhshme. E askush më mirë se ju vetë nuk e dini këtë gjë, se çfarë rëndësie ka edhe për KEK-un edhe për mbarë Kosovën, dhe se sa i rrezikuar ka qenë operimi pikërisht nga mungesa e punëtorëve në prodhim”, vazhdoi kryeministri.
Ndërkaq, ministrja Artane Rizvanolli, deklaroi se KEK-u do të vazhdojë të luaj rol kyç në sektorin tonë energjetik dhe për këtë është tejet e rëndësishme që të kemi punonjës të cilët i operojnë këto teknologji.
Ajo shprehu kënaqësinë të jetë e pranishme në këtë fillimvit, të cilin e cilësoi se do të jetë viti më i rëndësishëm për KEK-un në dy dekadat e fundit.
Përveç rolit kyç të KEK-ut në menaxhim të krizës energjetike dhe në prodhim, kryeministri Kurti veçoi edhe disa të arritura të tjera, siç është përfundimi i dilatimit të bojlerëve në Bllokun B sipas planit (2023); nënshkrimi i kontratave për modernizim të TC Kosova B që do të fillojë në prill; bashkëpunimi me Shqipërinë: këmbimi prej 250Gwh, me ç’rast janë kursyer 50 milionë euro për Kosovën; ruajtjen e sigurisë së furnizimit – blerja e energjisë me buxhetin e ndarë nga Qeveria; si fitimi rekord në vitet e fundit prej 105.7 milionë euro.
“Ndërkohë në këto vitet e fundit, e kishim edhe realizimin me fitim rekord prej 105.7 milionë euro, i cili mundëson investimin në rehabilitimin e TC Kosova A, dhe meqë jemi në këtë temë, menaxhmenti na ka premtuar se tenderi për rehabilitimin e bllokut A3 do të shpallet gjatë këtij muaji”, tha ai duke shtuar se në vitin 2025 nis edhe projekti i parkut solar 100 MW në KEK.
Në fund të ceremonisë së nënshkrimit të kontratave, Kryeministri Kurti dhe ministrja Rizvanolli shpërndanë kartelat për punonjësit e rinj të KEK-ut, derisa të gjithëve iu uruan një vit të mbarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSaga e Hotelit Grand - Pse do të paguajë Kosova miliona për privatizimin e dështuar?
Habitat sjell teknologjinë e parë klimatike në Ballkan
Udhëtoni drejt top destinacioneve evropiane shpejt dhe sigurt!
Xhaka-BOOM, dhe… flokët e reja në Ozone Hair Clinic!
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
Tara Residence - Standarti i ri i jetesës moderne në Prizren
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Eleminimi i Gjestit nga Big Brother VIP Kosova dhe thirrjet për protesta, reagon edhe Alaudin Hamiti
"Drama, lot e komplikime", publikohet videoja e operimit të Edona James për të zvogëluar gjoksin
Pse Trump është kaq i interesuar për ishullin më të madh në botë?
Të shtëna armësh në Baden-Wurttemberg të Gjermanisë, dy të vrarë - policia në kërkim të dyshuarit
Dritë në fund të tunelit për Barcelonën në lidhje me Dani Olmon - ka gjasa që ai të luajë në finale të Superkupës së Spanjës
Trump sërish flet për prokurorin Jack Smith: Është i çmendur, po kthehet në Hagë