Hamasi ka miratuar një listë izraelite me 34 pengje që do të shkëmbehen në një marrëveshje të mundshme armëpushimi, raportoi Reuters, duke cituar një zyrtar të Hamasit.
Qeveria izraelite mohoi të kishte marrë një listë pengjesh nga Hamasi, por nuk iu përgjigj drejtpërdrejt thelbit të raportit të Reuters.
Agjencia e lajmeve Reuters raportoi të dielën, duke cituar një zyrtar anonim të Hamasit, se lirimi i pengjeve do të kushtëzohej me arritjen e një marrëveshjeje në lidhje me tërheqjen izraelite nga Gaza dhe një armëpushim të përhershëm.
Izraeli dhe Hamasi janë gjithashtu ende duke negociuar numrin dhe identitetin e të burgosurve palestinezë, që do të liroheshin në këmbim të pengjeve, transmeton Telegrafi.
Raporti i Reuters sugjeroi se lista ishte paraqitur nga Izraeli.
Megjithatë, zyra e kryeministrit izraelit duket se ka hedhur dyshime mbi raportin.
“Ndryshe nga sa pretendohej, Hamasi nuk ka dhënë ende një listë të pengjeve”, tha Zyra e kryeministrit në një deklaratë.
CNN ka pyetur zyrën e kryeministrit nëse Izraeli kishte paraqitur një listë me 34 pengje.
Nuk është e qartë se cilët pengje janë në listën e raportuar nga Reuters, apo nëse ata janë të gjallë apo të vdekur.
Javët e fundit, Izraeli i ka thënë CNN se nuk kanë marrë ende një listë të plotë të pengjeve të gjallë nga grupi militant.
Kjo vjen vetëm disa ditë pasi negociatat indirekte për një marrëveshje armëpushimi për pengjet rifilluan në Doha, bisedime që deri më tani kanë treguar pak shenja përparimi, sipas zyrtarëve izraelitë dhe egjiptianë.
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme, Brett McGurk, është në mesin e zyrtarëve në kryeqytetin e Katarit, tha për CNN një zyrtar amerikan.
Ndërkohë Ministri izraelit i Çështjeve Strategjike, Ron Dermer, pritet të udhëtojë në Uashington këtë javë dhe do të takohet me administratën Biden dhe zyrtarë të tranzicionit të Trump, sipas një burimi izraelit.
Të shtunën, Hamasi ngriti presionin ndaj Izraelit në tryezën e bisedimeve, duke publikuar një video të pengut 19-vjeçare Liri Albag.
Familja e Albag i bëri thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të shfrytëzojë mundësinë për të arritur një marrëveshje armëpushimi, duke përshkruar pamjet se “na kanë copëtuar zemrat”.
Që nga 5 dhjetori, Hamasi mbante ende 100 pengje në Gaza, shumica e të cilëve u rrëmbyen gjatë sulmeve ndërkufitare të grupit militant më 7 tetor 2023, në të cilat u vranë më shumë se 1200 izraelitë dhe 250 u morën peng, sipas autoriteteve izraelite.
Nga pengjet e mbetur në robëri në Gaza, të paktën 36 besohet të jenë të vdekur, sipas Zyrës së kryeministrit izraelit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos
Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025