LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Byroja do të bëhet, secili do të tregojë sa ka pasuri

Kurti: Byroja do të bëhet, secili do të tregojë sa ka pasuri

Në një tubim të mbajtur në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, kryeministri Albin Kurti u drejtoi një mesazh mërgimtarëve që nuk kanë arritur të regjistrohen për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

“Ata të cilët nuk janë regjistruar, u mbetet metoda e vjetër: me aeroplan, autobus ose veturë,” tha Kurti gjatë fjalimit të tij.

Në këtë tubim, kryeministri përmendi disa nga arritjet e qeverisë së tij gjatë vitit 2024.


Kurti theksoi gjithashtu se rritja ekonomike e vendit është arritur pa borxhe të reja. “Përkundrazi, e kemi zvogëluar,” tha ai.

Duke folur për prioritetet e mandatit të ardhshëm, kryeministri nënvizoi rëndësinë e reformimit të sistemit të drejtësisë dhe miratimin e Byrosë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

“Të dashur mitrovicas, deri tash e kanë shty, nuk munden ma. Do të bëhet Byroja. Secili do të tregojë sa ka pasuri. Nuk kemi kurrgjë kundër njerëzve të pasur, veç duhet me na kallëzu kah i kanë marrë paret,” tha Kurti, duke shtuar se reforma e Këshillit Prokurorial të Kosovës është po ashtu e domosdoshme.

Projektligji për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar u miratua nga Kuvendi më 5 dhjetor 2024, por është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga PDK më 13 dhjetor 2024, së bashku me 12 projektligje të tjera.

Kryeministri foli edhe për situatën në veri të vendit, duke theksuar se atje tashmë është shtrirë ligjshmëria dhe kushtetutshmëria.

Ai përmendi sulmet terroriste në Banjskë dhe kanalin e ujit të “Ibër-Lepencit,” duke i cilësuar si aksione të dështuara.

“Ata sa herë të provojnë do të dështojnë,” tha Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori