LAJMI I FUNDIT:

BDI: Vetoja e Siljanovskës është sulm i koordinuar ndaj gjuhës shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve

BDI: Vetoja e Siljanovskës është sulm i koordinuar ndaj gjuhës shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj veprimit të presidentes Gordana Siljanovska Davkova, e cila vendosi veto dhe nuk e nënshkruajti vendimin që licencat në çerdhe të jenë në dy gjuhë.

BDI e quan veton e presidentes skandaloze dhe një përpjekje për të minuar të drejtat shqiptare në RMV.

Nga BDI thonë se pavarësisht tentativave nga qeveria, gjuha shqipe dhe të arriturat shqiptare nuk guxojnë të preken.


Reagimi i plotë:

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon me ashpërsi veton skandaloze të presidentes Gordana Siljanovska-Davkova ndaj dygjuhësisë.

Ky është një sulm i hapur ndaj gjuhës shqipe dhe një përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut!

Por ky nuk është një veprim i izoluar, por një strategji qartësisht e koordinuar. Fillimisht, lideri i vlen-it, Afrim Gashi, doli me një deklaratë për të përgatitur opinionin kundër gjuhës shqipe dhe për të krijuar një alibi për këtë lëvizje, e menjëherë pas kësaj, nacionalizmi i tërbuar antishqiptar u aktivizuan për të mohuar dhe sulmuar gjithçka shqiptare.
Ky është një agresion kundër shqiptarëve ku VLEN po merr me vetëdije rolin e bashkëpunëtorit.

Kjo nuk është vetëm një goditje ndaj gjuhës – është një përpjekje për të kthyer pas shqiptarët, për të çmontuar të gjitha të drejtat e fituara me mund. Qeveria e drejtuar nga OBRM-PDUKM përkrahjen e VLEN-it, po tregon se nuk ka asnjë interes për bashkëjetesë, por po ndjek një agjendë revanshiste, antishqiptare dhe të rrezikshme.

BDI ka një mesazh të qartë: Gjuha shqipe nuk është monedhë për pazare politike! Ajo është një e drejtë kushtetuese e patjetërsueshme, jo një instrument politik që kjo qeveri mund ta përdorë sipas interesave të saj!

U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, të gjithë qytetarëve që besojnë në bashkëjetesë, botës akademike, shoqërisë civile dhe të gjitha forcave demokratike në vend që të mobilizohen dhe të mos e lejojmë këtë strategji të turpshme të realizohet. BDI nuk do të qëndrojë duarkryq! Do të përdorim të gjitha mekanizmat politikë dhe juridikë për të ndalur këtë çmenduri antishqiptare!

Presidentja dhe kjo qeveri duhet ta dinë një gjë: Shqiptarët nuk do të lejojnë të fshihen! Gjuha jonë është dinjiteti, identiteti dhe e ardhmja jonë – dhe ne do ta mbrojmë me çdo kusht!

Në trend Lajme

Më shumë
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova

Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova

Lajme
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Lajme
Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri

Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri

Lajme
KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur

MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur

Lajme
Kalo në kategori