Mickoski: Shëndetësia ka probleme thelbësore, po punojmë për ndryshime strukturore sipas planit evropian për shëndetësi
Problemet në shëndetësi janë thelbësore dhe të vjetra me dekada, po ndërmerren masa të shumta për zgjidhjen e problemeve, deklaroi sot kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për shëndetësinë, gjatë vizitës në Komunën e Velesit.
Mickoski deklaroi se do të punësohen rreth 300 specializantë, do të punësohen rreth një mijë persona në institucionet shëndetësore, jo vetëm mjekë, por edhe staf i mesëm mjekësor, infermierë, teknikë, do të punohet në ndryshime strukturore dhe rajonalizim sipas planit evropian për shëndetësi. Kryetari i Qeverisë paralajmëroi edhe rritje të pagave të punëtorëve në sektorin e shëndetësisë, për katër vitet e ardhshme.
“Ka probleme të mëdha dhe do të thosha thelbësore në shëndetësi, nuk do të thosha me vite, por prej dekadash. Dhe me të vërtetë, për këta gjashtë muaj apo shtatë, po bëjmë shumë gjëra që në të kaluarën janë vënë nën qilim, ose do të thosha në mënyrë sistematike, pasi problemet kanë ndodhur dhe nuk janë zgjidhur sistematikisht dhe tani në një moment duhet zgjidhur sistematikisht”, ka thënë kryeministri.
Ai rikujtoi se statusi i rreth 300 specializantëve është duke u zgjidhur, mandati, theksoi, ka filluar në Shtip dhe një nga prioritetet është vazhdimi i ndërtimit të spitalit klinik, duke theksuar se është arritur marrëveshje historike me sindikatat.
“Dhe tashmë në nëntor është rritur oferta monetare për dhjetë për qind për pagesën e pagave të punonjësve shëndetësorë, ata brenda i nivelizuan, më shumë për personelin e mesëm mjekësor, personelin teknik, më pak për mjekët. Tashmë nga marsi pesë për qind dhe ajo marrëveshje nëse gjithçka shkon ashtu siç duhet, për katër vitet e ardhshme duhet për pesëdhjetë për qind të rritet shuma e mjeteve për pagesën e pagave të mjekëve dhe personelit mjekësor”, ka thënë Mickoski.
Në deklaratën për media, kryeministri theksoi se Fondi i Shëndetësisë së bashku me Ministrinë i kanë futur barnat e reja në listën pozitive, Fondi ka shlyer mbi pesë miliardë denarë borxhe të vjetra ose 80 milionë euro.
Ai tha se ka filluar procedura për më shumë se një mijë vende të reja pune në shëndetësi dhe se kanë mbetur vetëm hapat formal që duhet të përfundojnë. Ai mbetet në qëndrimin se do të ketë reforma strukturore dhe se qytetarët do të marrin shërbimin shëndetësor që u nevojitet.
“Do të vazhdojmë të mbështesim shëndetësinë. Tani do të vijojnë edhe reformat strukturore dhe mendoj se me kalimin e kohës qytetarët do të marrin shërbimin shëndetësor që u nevojitet”, ka thënë Mickoski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve.
“Të mos harrojmë se do të kemi më shumë se një mijë vende të reja pune, kjo është diçka që e ka premtuar edhe ministri i Shëndetësisë. Procedura ka filluar, tani duhet të kryhen vetëm hapat formal. Do t’i kushtojmë shumë vëmendje shëndetësisë”, ka thënë Mickoski.
Ai kujtoi se me sindikatat kanë arritur një marrëveshje afatgjate për katër vitet e ardhshme sa i përket pagave në shëndetësi.
Siç ka thënë ai, nëse buxheti e lejon, shuma mesatare për pagesën e pagave për punonjësit e shëndetësisë do të rritet deri në 50 për qind.
“Arritëm një marrëveshje historike me sindikatat në afatgjatë për katër vitet e ardhshme, për ato dhjetë për qind fillestare rritje të ofertës së pagesës së pagave. Në kuadër të asaj mase të pagës, te personeli teknik kemi rritje më të madhe në përqindje për stafin teknik, një rritje më të vogël për mjekët, por përgjithësisht ajo rritje prej 10 për qind ka ndodhur në muajin nëntor për tetor. E njëjta gjë do të ndodhë tani në prill për mars, do të rritet me pesë për qind dhe do të rritet për katër vitet e ardhshme. Nëse buxheti lejon, mesatarisht, kjo shumë për pagesën e pagave për punonjësit e shëndetësisë do të rritet deri në 50 për qind”, ka thënë Mickoski.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!